
Del video intime e kampionit të Formula 1 me Nikol Shezinger: Këngëtarja hedh në gjygj hakerat
Kampioni i Botës, në Formula 1, Luis Hamliton dhe këngëtarja Nikol Sherzinger para disa vitesh kishin një lidhje të gjatë në kohë, që për një sërë arsyesh u prish në vitin 2015.
Kur ata dhe të gjithë e kishin harruar lidhjen e tyre, del në pah një video intime, në të cilën ata puthen në shtrat. Siç raporton “Daily Mail” kjo video është bërë publike pa dëshirën e Sherzinger dhe Hamilton, pasi hakerat e gjetën dhe nuk ngurruan aspak ta hedhin në rrjet.
Kjo video intime është xhiruar me celular në momente speciale mes çiftit. Siç mesohet Nikol është zemëruar shumë pas daljes në publik të këtyre pamjeve dhe do të kërkojë drejtësi.