Delgacioni i Parlamentit Europian, i përbërë nga 7 eurodeputetë, i cili mbërriti sot në Tiranë, ka bërë reagimin e parë, pas takimit me krerët e opozitës, Lulzim Bashën e PD dhe Monika Kryemadhin e LSI.
Në një postim në Twitter, delegacioni i PE-së shkruan se në takim me Bashën dhe Kryemadhin është diskutuar për integrimin e Shqipërisë në BE, si dhe angazhimi për një zgjidhje të krizës poltike.
“Takimi i parë i delegacionit të Parlamentit Evropian @ EP_ForeignAff në #Tirana, me krerët e opozitës: duke diskutuar integrimin e Shqipërisë në BE dhe duke u angazhuar në diskutime konstruktive për të gjetur një zgjidhje për situatën aktuale politike”, thuhet në njoftim.