Aktualitet 6 Dhjetor 2022, 09:49

Demokratët duhet të presin! Gjykata e Apelit shtyn për të tretën herë seancën për vulën e PD-së

Shkruar nga Pamfleti
Demokratët duhet të presin! Gjykata e Apelit shtyn për të

Gjykata e Apelit shtyn sërisht vendimin për vulën e PD-së

Ndërkohë që Rithemelimi sot ka paralajmëruar protestë, Gjykata e Apelit ka shtyrë gjyqin për vulën e PD-së. Seanca u shty për në 20 dhjetor për shkak të mosplotësimit të trupit gjykues.

Të pranishëm në sallë anëtarët Irida Kacerja dhe Genti Shala, ndërsa mungonte gjyqtarja Emona Muçi për arsye shëndetësore.

Gjykata do të marrë vendim mbi ankimin e bërë nga grupimi i Lulzim Bashës në PD kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës të 18 marsit 2022, që refuzoi të regjistronte bashkë edhe ndryshimet statutore të Kuvendit Kombëtar të 17 korrikut të kaluar, edhe ato të 18 dhjetorit, kuvende të thirrura nga Lulzim Basha.

Ky ankim është një nga tre ankimet e grupimeve të Partisë Demokratike në Gjykatën e Apelit. Në 16 maj, në këtë gjykatë janë depozituar dy të tjerë nga ana e anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, mbështetësit e Sali Berishës në PD.

Kërkesa e parë ankimore është kundër ankimit të bërë nga Enkelejd Alibeaj ndaj vendimit të Gjykatës së Tiranës, që ligjëroi Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit 2021, të thirrur nga Sali Berisha.

Ndërsa në tjetrin, mbështetësit e Berishës kundërshtojnë vendimin që e pranoi Alibeajn si palë në përballje e tyre gjyqësore. Këto dy ankime janë në pritje të shqyrtimit dhe ende nuk është caktuar një datë për to.

Aktualitet Gjykata e Apelit PD