Politike16 Janar 2019, 20:59

Demokrati zbulon skandalet e Berishës dhe Alibeaj në sy të Ramës: Nuk m’u përgjigjën kurrë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Demokrati zbulon skandalet e Berishës dhe Alibeaj në sy të

Demokrati zbulon skandalet e Berishës dhe Alibeaj në sy të Ramës: Nuk m'u përgjigjën kurrë (Video)

Nuredin Cena, nga Preza e Tiranës, kishte aplikuar që në vitin 2006 për një leje legalizimi të banesës së tij dykatëshe, por nuk morri kurrë një përgjigje. Madje, siç rrëfeu ai në takimin e “Bashkëqeverisjes” me Kryeministrin Rama, i pati shkruar tre herë letra zyrtare ish Ministrit të Drejtësisë Enkelejd Alibeaj dhe ish Kryeministrit Sali Berisha, të cilët nuk ju përgjigjën kurrë për shqetësimin e tij.

Pasi shkroi në platformën e bashkëqeverisjes e cila i siguroi lejen e legalizimit, qytetari rrëfeu para Ramës se ai ishte një ndjekës besnik dhe votues i partisë demokratike, por zgjidhjen ama, ia dha vetëm qeveria socialiste përmes një platforme të tillë.

“Kisha aplikuar që në vitin 2006 dhe asnjëherë nuk mora përgjigje. Te ALUIZNI më thoshin që ka mbivendosje. Tre kërkesa i çova ish Ministrit Alibeaj me shkrim, se ishte qeveria që kisha votuar. Derisa erdhi qeveria socialiste. Gjithmonë isha votues i së djathtës dhe ndjekës i PD. Madje i shkrova mesazh Kryeministrit të asaj kohe, në një numër telefoni që e kishte vendosur ai për qytetarët dhe hiç. Arriti kjo qeveri që nuk e votova kurrë, të më plotësojë një kërkesë. Sot arrita ta merrja lejen dhe të falenderoj ty dhe qeverinë tënde zoti Rama”, tha Cena.

 

Politike Edi Rama Enkelejd Alibeaj nuredin cena Sali Berisha