Politike23 Maj 2022, 14:15

Dendias takon Ramën: Folëm për marrëdhëniet dypalëshe, perspektivën e BE dhe zhvillimet rajonale

Shkruar nga Pamfleti
Dendias takon Ramën: Folëm për marrëdhëniet

Dendias takon Ramën: Folëm për marrëdhëniet dypalëshe, perspektivën e BE dhe zhvillimet rajonale

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ditën e sotme zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri. Ai u takua me ministren Olta Xhaçka me të cilën mbajtën dhe një konferencë për shtyp.

Në përfundim të vizitës, ministri Dendias takoi edhe kryeministrin Rama në zyrën e tij.

Përmes një postimi në Twitter, Dendias ndau detaje nga ajo që u diskutua. Në fokus të diskutimeve ka qenë pikërisht integrimi i Shqipërisë në BE. Ministri grek gjatë konferencës me ministren Xhaçka u shpreh se Greqi e mbështet rrugën e integrimit të  Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

“Duke përfunduar vizitën time në Tiranë , u takova me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Diskutimet u fokusuan në marrëdhëniet dypalëshe, perspektivën e BE dhe zhvillimet rajonale”, shkruan Dendias.

Concluding my visit to #Tirana, I met with #Albania PM @ediramaal. Discussions focused on bilateral relations, ??’s #EU perspective & regional developments. pic.twitter.com/TX26mN0KiW

— Nikos Dendias (@NikosDendias) May 23, 2022

Politike BE Edi Rama integrimi Nikos Dendias