Politike 5 Korrik 2022, 15:37

Denoncimi i LSI trazon ujërat, Veliaj sulmon Kryemadhin: Ka qenë pjesë e plaçkës, ministrin e caktoi burri i saj

Shkruar nga Pamfleti
Denoncimi i LSI trazon ujërat, Veliaj sulmon Kryemadhin: Ka qenë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ju është përgjigjur akuzave të bëra nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, lidhur me aferat e iceneratorëve.

Veliaj në një lidhje me “Skype” në News 24, u shpreh se nuk e dëgjonte prej kohësh se çfarë thoshte Kryemadhi dhe shtoi se akuzat e bëra nga ana e saj, janë muhabete brenda familjes së tyre, sepse ato i ka vendosur me burrin e vet.

Ka kohë që nuk e dëgjoj Kryemadhin, që kur e çoi shkollën “Sami Frashëri” në Paskuqan. Sa herë vajton raste të tilla, më ngjan si njeriu që vajton, që nuk ishte pjesë e plaçkës. Ajo duhet ta dijë më mirë kanë qenë ministra të LSI i ka caktuar ajo zonjë me burrin e vet. Sa kohë janë muhabetet e brenda familjes së tyre për mënyrën si kanë konceptuar plaçkë e si nuk kanë mbajtur hesapet me njëri tjetrin për mua përbën zero interes publik”, tha Veliaj.

Ai foli dhe për rindërtimin e Teatrin, ku bëri të ditur se gjatë verës do të hapet një garë dhe brenda 60 ditësh do të shpallet një fitues për projektin e ri të Teatrit, besohet që në vjeshtën e këtij viti do të nisi ndërtimi i Teatrit të ri, i cili do të zgjasë 2 vjet.

Ka pasur vonesa, se janë rritur shumë çmimi i betonit, i çelikut. Është dyfishuar ky çmim, ndaj na u desh të bënim azhurnimet. Ka ndodhur një lloj lemze, derisa doli vendimi i qeverisë që indekson çmimet e tregut sot. Këtë tani e kemi rikuperuar, ndërkohë që disa bllokime i kemi pasur subjektive, sulmet e partive, të zonjës që përmende. Humbën 22 gjyqe. Secili prej gjyqeve merr një masë bllokimi, por ne i fituam të gjitha”, përfundoi Veliaj.

Politike inceneratorët Kryemadhi Veliaj