
Tërmet Peçi kryetari i Bashkis në Tepelenë ndihet si Ali Pashai, para- pushtet -femra.
“Sa të kem komandantin nuk e lëshoj kryetarin e bashkisë,” mësohet se thotë Tërmeti, i cili ka filluar fushatën për mandatin e tretë.
Milionat që fiton nga tenderat dhe kanabisi i kanë ndryshuar jetën. Luks, makina, orë e bizhu të shtrenjta. Dhe sigurisht fëmijët shijojnë privilegjet nga i ati. Edhe pse në gjimnazin e Tepelenës janë investuar 500 mijë euro, Tërmeti nuk preferon që fëmijët e tij t’i shkollojë në shkolla publike. Të dy fëmijët e tij i dërgoi në kolegjin e New York, ku paguan nga 3400 euro për secilin, Madje vajzën si gjithë politikanët e tjerë do e dërgojë në Londër, në Angli në një universitet të shtrenjtë me pagesë vjetore 20 mijë paund.
Ndërkohë që fëmijët tepelenas studiojnë në shkollën e qytetit dhe në vështirësi ekonomike, fëmijët e pashait bëjnë jetë luksoze me paratë e vjedhura të babait, që Rama pritet ta kandidojë në mandatin e tretë për kryetar bashkie.