Anti-Mafia13 Gusht 2018, 15:58

Deputetët e Dibrës në parlament me vota të blera nga 50 deri në 100 mijë lekë, tani vjedhin kromin, pyjet dhe ujërat me

Shkruar nga Pamfleti
Deputetët e Dibrës në parlament me vota të blera nga 50 deri

Deputetët e Dibrës në parlament me vota të blera nga 50 deri në 100 mijë lekë, tani vjedhin kromin, pyjet dhe ujërat me bekimin e Edi Ramës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës

Shitblerja e votës është bërë një fenomen i zakonshëm tashmë.

Në çdo palë zgjedhje ka surpriza të reja rreth këtij fenomeni. Nisi vite më parë me 20 mijë lekë të vjetra dhe tani po shkon 200 mijë lekë një votë.

Bastardët që vjedhin pasuritë publike, arkën e shtetit dhe çdo gjë me vlerë në këtë vend, u duhen votat për të vjedhur në vazhdimësi.

E ku më bukur se në qarkun e Dibrës mund ta bëjnë këtë. Rrethet Dibër, Bulqizë e Mat janë ndër më të varfërat në rang vendi, kjo zonë është lënë pas dore nga mungesa e investimeve.

Pushtetarët e kanë dashur këtë zonë për t’i marrë të mirat materiale, e në fund për t’i vjedhur edhe votën, e në fund duke marrë votën për të vjedhur me anë të koncensioneve dhe tenderimeve pasuritë mbi e nëntokësore.

Ia kanë marrë gjithçka kësaj zone, nga mineralet, pyjet, ujin, liqenet etj. Asgjë nuk kalon pa miratimin e funksionarëve dhe zyrtarëve të Tiranës.

Mafia politike komandon në Tiranë me anë të vulës së shtetit, duke firmosur kontrata, projekte dhe ligje që u shërbejnë vetëm interesave dhe xhepave të tyre.

Në zgjedhjet e vitit 2017, në zonën e varfër në Bulqizë dhanë të gjithë lekë për votën.

“Pamfleti” ka marrë prononcimet e banorëve, që thonë se vota ishte një pazar, por ka studiuar edhe fenomenin, i cili ngjan me formulën e vjetër “kush jep më shumë merr më shumë vota”.

Dy partitë e mëdha PS dhe PD jepnin nga 50 mijë lekë të vjetra e në raste të vecanta deri në 70-80 mijë lekë.

LSI e kishte pazarin më lart, nga 100-120 mijë lekë, ndërsa një kandidate-deputete e një partie pa taban dhe mbështetës në Dibër, thuhej nën zë se kishte shkuar në 150 mijë lekë për votë.

Gjashtë deputetët e qarkut Dibër, duhet t’u shtosh edhe një listë të gjatë deputetësh me origjinë nga ajo zonë por që përfaqësojnë elektoratin në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, të cilët nën bekimin e Edi Ramës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës, e padyshim edhe Sali Berishës, po vjedhin kromin, pyjet, ujërat e çdo gjë që u del përpara.

Janë të pangopur, të pashpirt dhe duke bashkëpunuar me oligarkë dhe pazarxhinj të fëlliqur të sindikatave dhe natyrisht me hajdutët e pushtetit vendor dhe të gjithë bashkë po i marrin shpirtin miletit në këtë krahinë.

Nuk flitet për ndershmëri dhe votim dinjitoz, sepse vota në qarkun e Dibrës është një pazar i pastër dhe sidomos në Bulqizë, sa herë ka zgjedhje sekserët e partive i sheh me canta të zeza dhe me trasta parash në krahë duke blerë vota.

Janë mësuar dhe banorët me ta. Këta persona njihen, madje janë dhe të punësuar me “telekomandën” e partisë dhe spiunojnë për partinë, për tendencat e votës në komunitetin e zonës.

Banorët janë mes dilemash të mëdha, por duke ditur se përpara ka vetëm hajdutë, majtas e djathtas qofshin ata, janë të detyruar që të zgjedhin dy rrugë, ose të votojnë kundrejt pagesës ose të mos shkojnë të votojnë.

Në të dy rastet pushtetarët do të vjedhin, kështu që 100 mijë lekëshi për votë për fashatarin e varfër që s’ka me se të ushqejë fëmijët e tij vjen si ngushëllim.

Deputetët me origjinë nga Dibra janë ndër më të pasurit e parlamentit.

Shikoni Rakip Sulin, Sadri Abazin, Monika Kryemadhin etj, të cilëve nuk u dihet këndi i pasurisë. Edhe macet dhe qenushët i kane me vaska dhe i lajnë e i parfumosin me produkte luksi që vijnë nga Perëndimi.

Ka të tjerë që janë shkëputur prej 30 vjetësh nga zona, por vijnë e vjedhin kromin dhe largohen pa u hyrë gjemb në këmbë. As ferri nuk ka për t’i pranuar këta maskarenj që janë tallur me dinjitetin e shqiptarëve dhe kanë vjedhur pasuritë e Shqipërisë./Pamfleti

 

Anti-Mafia Deputetët e Dibrës në parlament Ilir Metës dhe Lulzim Bashës me bekimin e Edi Ramës me vota të blera nga 50 deri në 100 mijë lekë pyjet dhe ujërat tani vjedhin kromin