Deputetët e Partisë Demokratike vijojnë të injorojnë presionet e “foltores”. Enkelejd Alibeaj ka mbledhur pak momente më parë grupin parlamentar për të diskutuar mbi propozimet për presidentin e ri.
Edhe pse Komisioni i Rithemelimit nisi që me mëngjes sulmet dhe thirrjet ndaj deputetëve që të injorojnë mbledhjen, nuk ka ndodhur aspak kështu. Në mbledhje kanë shkuar 25 deputetë, duke dëshmuar edhe një herë se Berishës nuk i shkon më njeri pas.
Deri më tani janë rreth 15 emra që janë deklaruar pro Berishës, ndërsa 24 të tjerë mbështesin Alibeajn. Kemi dhe një grup tjetër që është neutral, pro që shumica e tyre janë kundër rikthimit të Sali Berishë në krye të partisë.
Emrat që kanë marrë pjesë në mbledhje janë: Andia Ulliri; Lindita Metaliaj; Merita Bakiu; Selaudin Jakupllari; Kastriot Piroli; Kreshnik Collaku; Ferdinant Xhaferri; Lefter Geshtenja; Saimir Korreshi; Dhurata Cupi; Gazment Bardhi; Bledion Nallbati; Oriola Pampuri; Xhelal Mziu; Jorida Tabaku; Eralda Tase; Dashnor Sula; Flamur Hoxha; Enkelejd Alibeaj; Arbi Agalliu; Gerta Bardeli; Zef Hila, Zheni Gjergji, Emilia Koliqi dhe Ramadan Lika.
Në mbledhje grupi Enkelejd Alibeaj ka zbardhur dhe strategjinë që do ndiqet me presidentin e ri. Sipas tij, grupi parlamentar i PD do të propozoje katër emra, ndërsa dy do të vijnë nga aleatët.
Më pas është parashikuar që të ngrihet një grup i përbashkët PD-PS me 6 anëtarë që do të përzgjedhë një kandidat, i cili do të duhet të votohet më pas në Parlament
Hapat që do ndiqen për presidentin:
- Grupi i PD zgjedh 4 kandidatë
- Pala tjetër (aleatët) përzgjedhin 2 kandidatë
- Ngrihet një grup i përbashkët PD – PS me 6 anëtarë dhe zgjedh 1 kandidat
- Kandidati propozohet me firma të përbashkëta PD-PS