Aktualitet16 Korrik 2022, 15:25

Deputetët opozitar noterizuan deklaratat se nuk do të pranojnë ndryshime në Kushtetutë

Shkruar nga Pamfleti
Deputetët opozitar noterizuan deklaratat se nuk do të pranojnë

Deputetët opozitar noterizuan deklaratat se nuk do të pranojnë ndryshime në Kushtetutë

Shkup, 16 korrik  – Gjithsej 44 deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, si garanci për popullin, vërtetuan në noter deklaratat se nuk do të pranojnë ndryshimin e Kushtetutës me ndërgjegje të pastër dhe ndërgjegje të shëndoshë, njoftoi lideri i partia politike VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp.

Ai ka theksuar se protestat e përditshme nuk kanë qenë luftë e tij apo e VMRO-DPMNE-së, por e popullit.

Lidhur me zhvillimet e sotme në Kuvend, Mickoski i cilësoi si turp për shtetin.

Ai tha se zgjedhje duhet të ketë, dhe VMRO-DPMNE garanton se bullgarët nuk do të përfshihen në Kushtetutë, dhe garanci për këtë janë deputetët e opozitës që janë bashkë në këtë betejë.

Qeveria e ardhshme e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, sipas Mickoskit, do të ketë një detyrë të vështirë për të korrigjuar gabimet e qeverisë aktuale dhe, siç thotë ai, “ta kthejë atë që është vjedhur dhe t’i bëjë të përgjigjen për atë që kanë bërë”.

Shkupi Opozita maqedonase propozimi francez Shkup