Aktualitet 9 Korrik 2022, 21:58

Deputetët socialistë fundosin ministrat, kërkojnë të angazhohet edhe KLSH në hetimin e aferave me koncensionet

Shkruar nga Pamfleti
Deputetët socialistë fundosin ministrat, kërkojnë të

Në seancën e së enjtes, u miratua një projektrezolutë e Kuvendit për KLSH. Deputetët e kanë përshëndetur punën e arritur deri më tani nga kryetari Arben Shehu, por i kanë lënë një sërë detyrash. Ajo që bie në sy është se kërkohet një audit i thelluar për të gjitha koncensionet në vend.

Marrëdhëniet mes ministrave dhe deputetëve socialistë, pothuajse gjatë 9 viteve qeverisje kanë qenë gjithmonë të ftohta.

Ka pasur me dhjetra raste kur deputetët ankoheshin te kryeministri Rama se ministrat nuk ju hapnin as telefonat. Sherret për punësimet kanë qenë të përhershme. Por deputetët ju kanë dhënë një shuplakë ministrave dhe ish-ministrave sa i takon koncensioneve.

PPP-të po lulëzojnë në qeverinë e Ramës, ndonëse prokuroria zbulon vetëm shkelje. Afera me inceneratorët ka shkundur mazhorancën. Pritet që e njëjta gjë të ndodhë edhe me koncesionet në shëndetësi. Por në kulmin e hetimeve të prokurorisë, deputetët socialistë kërkojnë që të angazhohet edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Në seancën e së enjtes, u miratua një projektrezolutë e Kuvendit për KLSH. Deputetët e kanë përshëndetur punën e arritur deri më tani nga kryetari Arben Shehu, por i kanë lënë një sërë detyrash. Ajo që bie në sy është se kërkohet një audit i thelluar për të gjitha koncensionet në vend.

Kuvendi kërkon që KLSH për vitin 2022, të vazhdojë punën në këto drejtime: Të nxisë mbikëqyrjen publike dhe të rrisë cilësinë, transparencën dhe parandalimin e korrupsionit në ofertat publike, koncesionet dhe partneritetet publik-privat (PPP), nëpërmjet zhvillimit të auditimeve më cilësore si dhe dhënien e rekomandimeve me vlerë të shtuar në mirë menaxhimin e kontratave të PPP-ve, duke përmirësuar dhe kuadrin ligjor të realizimit të tenderave publike përkatës dhe të lidhjes dhe zbatimit të kontratave koncesionare”, thuhet në rekomandim.

Një tjetër rekomandim nga Kuvendi është që KLSH të bashkëpunojë në mënyrë të vazhdueshme me faktorët kyç vendimmarrës në luftën kundër korrupsionit dhe vënies përpara përgjegjësisë të nëpunësve të lartë të Shtetit, abuzues me interesin publik.

Fakti që dhe vetë Kuvendi, por veçanërisht mazhoranca kërkon që të hetohen PPP-të, tregon se ato janë kthyer në shqetësim dhe për socialistët. KLSH ka treguar disa herë për batërdinë që është bërë me koncesionet në shëndetësi. Prokuroria ka disa vite që heton, por ende nuk kemi rezultat. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me tenderat. KLSH ka paditur me qindra zyrtarë, por nëse fund ata ja hedhin paq.

Të paprekshëm vijojnë të jenë edhe ministrat. I vetmi që e pësoi është Lefter Koka, por kemi shumë të tjerë që kanë firmosur për koncensionet. Si duket kjo situatë ka bindur dhe vetë socialistët që të kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve audituese. /Pamfleti

Kryesore KLSH ministra PS