Skandali i rëndë
Dosja e zezë e deputetit të fundit të PDIU Dritan Bici, Adriatik Llalla e shpëtoi nga burgu, Deputeti ka fshehur si dhe ka mashtruar me pasurinë, nxori një tufë parash në zyrat e ILDKPKI për të korruptuar inspektorët dhe mbyllur aferën. Ka fshehur edhe 120 milionë lekë para korrupsioni
Deputeti i vetëm që i ka mbetur PDIU të Shpëtim Idrizit në Parlament, pa iu bashkuar qeverisë, është Dritan Bici, më parë kryetar i Bashkisë Gramsh, i propozuar nga Partia Socialiste. Për Dritan ka një dosje të zezë, e mbyllur në mënyrë të dyshimtë nga Prokuroria e Përgjithshme, gjatë kohës kur drejtohej nga derdimeni i Sali Berishës dhe Ilir Metës, Adriatik Llalla. Vetë Llalla është arratisur prej disa muajsh nga frika e prangosjes për pastrim parash, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka konfiskuar pasurinë.
Në shkurt të vitit 2015, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive përgatiti një dosje penale për Dritan Bicin, ku kishte fshehur apartamente, dyqane dhe llogari bankare, produkt të pasurive të pista. Për të mbyllur dosjen, Bici ka nxjerrë një tufë me para të pista në zyrat e ILDKPKI, për t’ia dhënë inspektorit të ILDKPKI. Inspektori nuk i ka marrë paratë. Në dosjen e deputetit thuhet: “Përveç problematikës të konstatuar me sipër, z. Dritan Bici ka tentuar dhënien e një sasie parash cash, në ambientet e ILDKPKI, Inspektorëve të ngarkuar me kontrollin e deklaratave të tij, me qëllim mbylljen e problemeve të konstatuara nga hetimi administrativ”.
Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me këtë dosje, por Dritan Bici, pasi u prish me Edi Ramën, u bën deputet tashmë nën siglën e partisë së Shpëtim Idrizit. Edhe pse u kap me tufën e parave në dorë, pikërisht zyrat e LLDKPKI si dhe me pasuri të fshehura, produkt i korrupsionit, Bici është sot deputet. Ligji anti-mafia nuk po vepron për pasurinë e tij. Në ditët në vijim do të publikojmë të dhëna shumë të rënda për pasurinë dhe veprimtarinë e deputetit Dritan Bici.
Në dosjen e tij thuhet: “Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në ligjin nr. 9049, datë 10.04.2003,“Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, përfundoi kontrollin e plotë të deklaratave të interesave private të subjektit Dritan Abedin Bici, me funksion Kryetar i Bashkisë Gramsh. Në përfundim të verifikimeve të kryera, mbi deklaratat e interesave private dhe të dhënave të siguruara gjatë proçesit të kontrollit të plotë, u konstatuan problemet si më poshtë vijon: Fshehje e pasurisë, apartament banimi, Gramsh. Fshehje e pasurisë, apartament banimi, në Tiranë. Fshehje e pasurisë, “Dyqan i artikujve të ndryshëm’’, në deklarimin ’Para fillimit në detyrë 2011’”.
Në dosje, thuhet se deputeti ka fshehur edhe 120 milionë lekë para të tjera. “Mosjustifikim me burime të ligjshme financiare dhe dokumentacion ligjor i pasurisë së deklaruar në deklaratën ‘’Para fillimit në detyrë 2011’’ në shumën 12.483.000 lekë. Fshehje e transaksioneve bankare të konfirmuara nga Raiffeisen Bank, në shumën 3.130.276 lekë në deklarimin ‘’Periodik Vjetor 2011 dhe 2013’’. Fshehje e llogarisë bankare në Raiffeisen Prestige në deklarimin ‘’Periodik Vjetor 2013’’ në shumën totale 1.347.276 lekë dhe mosmbulimi i saj me të ardhurat e realizuara dhe deklaruara në këtë periudhë. Deklarim i rremë i burimit të shumës 950.000 lekë për transaksionet ‘’depozitime cash’’ në Raiffeisen Bank në deklarimin ‘’Periodik Vjetor 2011’’. Fshehje e llogarisë bankare në Raiffeisen Bank, në emër të bashkëshortes së subjektit, me gjendje 243.687 lekë në 31.12.2011 dhe 495.840 lekë në 31.12.2012”.
Këtë dosje, ILDKPKI ia çoi Adriatik Llallës, i cili po del edhe më i korruptuar se Bici. “Për arsyet e sipërpërmendura, bazuar në nenin 281 të K.Pr.Penale, ILDKPKI ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme, duke kërkuar fillimin e proçedimit penal ndaj subjektit Dritan Bici, me funksion Kryetar i Bashkisë Gramsh, për veprat penale të, fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurisë, korrupsionit, pastrimit të produkteve të veprës penale, parashikuar nga nenet 257/a/2, neni 244, neni 287, të Kodit Penal”.
Disa gjetje për pasurinë e Bicit
-Fshehje e pasurisë, apartament banimi, Gramsh.
-Fshehje e pasurisë, apartament banimi, në Tiranë.
-Fshehje e pasurisë, “Dyqan i artikujve të ndryshëm’’, në deklarimin ’Para fillimit në detyrë 2011’’.
-Mosjustifikim me burime të ligjshme financiare dhe dokumentacion ligjor i pasurisë së deklaruar në deklaratën ‘’Para fillimit në detyrë 2011’’ në shumën 12.483.000 lekë.
-Fshehje e transaksioneve bankare të konfirmuara nga Raiffeisen Bank, në shumën 3.130.276 lekë në deklarimin ‘’Periodik Vjetor 2011 dhe 2013’’.
-Fshehje e llogarisë bankare në Raiffeisen Prestige në deklarimin ‘’Periodik Vjetor 2013’’ në shumën totale 1.347.276 lekë dhe mosmbulimi i saj me të ardhurat e realizuara dhe deklaruara në këtë periudhë.
-Deklarim i rremë i burimit të shumës 950.000 lekë për transaksionet ‘’depozitime cash’’ në Raiffeisen Bank në deklarimin ‘’Periodik Vjetor 2011’’.
-Fshehje e llogarisë bankare në Raiffeisen Bank, në emër të bashkëshortes së subjektit, me gjendje 243.687 lekë në 31.12.2011 dhe 495.840 lekë në 31.12.2012.
-Përveç problematikës të konstatuar me sipër, z.Dritan Bici ka tentuar dhënien e një sasie parash cash, në ambientet e ILDKPKI, Inspektorëve të ngarkuar me kontrollin e deklaratave të tij, me qëllim mbylljen e problemeve të konstatuara nga hetimi administrativ.
Pasuri të deklaruara nga Bici
-Zotëron 50 % të një njësie tregtare (e pahipotekuar) në Bicaj, Lenie, blerë në vitin 1994 nëpërmjet privatizimit, me të ardhura nga puna në bujqësi, blegtori dhe kursime të pagave të anëtarëve të familjes, vlera 30 730 lekë.
-Zotëron 1 të 3 e një shtëpie banimi në Tiranë, (katin përdhes i një vile trekatëshe e cila është e përbashkët me prindërit dhe vëllezërit), shtëpi e cila është në proces legalizimi që nga 10.03.2005. Të ardhurat për këtë shtëpi janë siguruar nga kursimet e pagës si agronom, mësues, kryetar komune, të ardhura nga tregtia, bujqësia e blegtoria. Vlera e pronës, 3 000 000 lekë.
-Pronar me 100 % i një apartamenti me sip. 118.5 m2, hipotekuar më 22.02.2017. Të ardhurat për këtë ap. janë siguruar nga kursimet e pagës si kryetar komune dhe paga e bashkëshortes si kryeinxhiniere e ndërmarrjes së Ujërave Gramsh, të ardhura nga emigracioni, puna në bujqësi e blegtori dhe nga tregtia. Vlera e ap. 2 200 000 lekë, rivlerësuar më 08.05.2017 në vlerën 5 000 000 lekë.
-Pronar me 100 % i një apartamenti me sip. 99.5 m2, hipotekuar më 01.09.2011. Të ardhurat për këtë ap. janë siguruar nga kursimet e pagës si kryetar komune, si kryetar i PS-së Gramsh, si punonjës komune, nga kursimet e pagës së bashkëshortes si përgjegjëse e ndërmarrjes Rajonale të Ujërave Elbasan, dega Gramsh, pagës si punonjëse e prefekturës Elbasan, nënprefekti Gramsh, si kryetare e degës teknike në Ujësjellësin e Gramshit si edhe të ardhura nga bujqësia, blegtoria dhe qiraja e shtëpisë në Tiranë. Vlera e ap. 3 847 000 lekë, rivlerësuar më 08.05.2017 në vlerën 7 000 000 lekë.
-Pronar i një njësie tregtare me sip. 42 m2, hipotekuar më 01.09.2011. Të ardhurat për këtë njësi tregtare janë siguruar nga kursimet e pagës si kryetar komune, kryetar i PS-së Gramsh, punonjës i komunës Lenie dhe nga kursimet e pagës së bashkëshortes si përgjegjëse e ndërmarrjes Rajonale të Ujërave Elbasan, dega Gramsh, si punonjëse e prefekturës Elbasan, nënprefekti Gramsh, si kryetare e degës teknike në Ujësjellësin e Gramshit si edhe të ardhura nga bujqësia, blegtoria dhe qiraja e shtëpisë në Tiranë. Vlera e njësisë tregtare 2 436 000 lekë, e rivlerësuar më 08.05.2017 në vlerën 8 500 000 lekë.
-Pronar me 100 % i një toke bujqësore me sip. 680 m2 në fshatin Bicaj, Gramsh, përfituar nga ligji 7501.
-Autoveturë tip ‘Volksëagen Tuareg’ blerë në shkurt 2016 me të ardhura nga shitja e autoveturës fuoristradë, vlera 553 278 lekë.
-Të ardhura nga paga si agronom në kooperativën bujqësore Sojnik dhe Gribë, Gramsh për periudhën mars 1989 – shtator 1991, shuma 20 800 lekë.
-Të ardhura nga paga si mësues në Lenie, Gramsh për periudhën tetor 1991 – 14.11.1996, shuma 298 372 lekë.
-Të ardhur nga paga si kryetar komune për periudhën 15.11.1996 – 15.11.2003, shuma 1 459 469 lekë.
-Të ardhura nga paga si kryetar i PS-së, Gramsh për periudhën 16.11.2003 – 31.12.2005, shuma 805 000 lekë.
-Të ardhura nga paga si punonjësi i komunës Lenie për periudhën 01.09.2007 – 30.06.2011, shuma 1 004 208 lekë.
-Të ardhura nga paga si kryetar i bashkisë Gramsh për periudhën 01.07.2011 – 29.07.2015, shuma 2 934 722 lekë.
-Të ardhura si drejtor rajonal i Ndërmarrjes Pyjore Elbasan për periudhën 20.07.2015 – 31.12.2015, shuma 217 968 lekë.
-Të ardhura nga ligji 8097, dt. 21.03.1996, i ndryshuar (suplementi shtetëror për periudhën 20.07.2015 – 31.12.2015.) , shuma 89 148 lekë.
-Të ardhura nga paga si nënprefekt i Gramshit për periudhën 19.02.2016 – prill 2017, shuma 919 741 lekë.
-Të ardhura nga shpërblimi si anëtar i Këshillit të Qarkut Elbasan për periudhën janar 2001 – tetor 2003 dhe periudhën janar 2011 – korrik 2015, shuma 428 504 lekë.
-Të ardhura nga emigracioni për periudhën 01.07. 1994 – 31. 08 1994/ 01.07.1995 – 31.08. 1995 dhe 01.07.1996 – 31.08.1996, shuma 1 080 000 lekë.
-Të ardhura nga tregtia për periudhën 1996 – 2003, shuma 2 200 000 lekë.
-Të ardhura nga vetëpunësimi në bujqësi e blegtori për periudhën 1993 – 2003, shuma 2 300 000 lekë.
-Të ardhura nga vetëpunësimi në bujqësi dhe blegtori për periudhën 2005-2007, shuma 690 000 lekë.
-Të ardhura nga qiraja e shtëpisë në Tiranë për periudhën 01.01.2006 – 01.08.2016, shuma 2 520 000 lekë.
-Të ardhura nga qiraja e shtëpisë në Tiranë për periudhën 01.09. 2016 – 31.12. 2017, shuma 320 000 lekë.
17) Të ardhura nga qiraja e ap. për periudhën 10.09.2013 – 10.09.2014, shuma 452 100 lekë.
18) Të ardhura nga qiraja e ap. për periudhën tetor 2014 – dhjetor 2014, shuma 990 euro.
19) Të ardhura nga qiraja e ap. për periudhën 01.01.2015 – 31.12.2015, shuma 3 600 euro.
20) Të ardhura nga qiraja e ap. për periudhën 01.01.2016 – tetor 2016, shuma 3 033 euro.
21) Të ardhura nga qiraja e ap. për periudhën janar 2017 – dhjetor 2017, shuma 2 400 000 lekë.
22) Të ardhura nga qiraja e njësisë tregtare për periudhën janar 2012 – dhjetor 2017, shuma 2 190 000 lekë.
-Të ardhura nga shitja e makinës fuoristradë tip ‘Toyota’, 600 000 lekë.
-Bashkëshortja, Znj. Miranda Bici, të ardhura nga paga si kryeinxhiniere në ndërmarrjen e Ujërave, Gramsh për periudhën 22.01.1998 – 15.04.2002, shuma 749 058 lekë.
-Bashkëshortja, Znj. Miranda Bici, të ardhura nga paga si përgjegjëse e ndërmarrjes Rajonale të Ujërave Elbasan, dega Gramsh, për periudhën 15.04.2002 – 31.12.2002, shuma 172 726 lekë.
-Bashkëshortja, Znj. Miranda Bici, të ardhura nga paga si punonjëse e prefekturës Elbasan, nënprefekti Gramsh, për periudhën 01.01.2003 – 14.09.2005, shuma 800 189 lekë.
-Bashkëshortja, Znj. Miranda Bici, të ardhura nga paga si kryetare e degës teknike në Ujësjellësin Gramsh sh.a për periudhën 15.09. 2005 – 31.12. 2017, shuma 7 048 814 lekë.