Politike19 Prill 2018, 08:38

Deputeti i Bashës që flet vetëm për seksin: Mogherini dhe Vlahutin po fërkojnë Ramën, janë komunistë

Shkruar nga Pamfleti
Deputeti i Bashës që flet vetëm për seksin: Mogherini dhe

Lulzim Basha pas tërbimit të tij me ndërkombëtarët, lëshon deputetin e PD që e ka mendjen vetëm te seksi që të sulmojë Federica Mogherinin dhe Romana Vlahutin.

Ka goditur sërish deputeti Myslim Murrizi. Në një postim në rrjetin social facebook, ai ka sulmuar ashpër Mogherinin dhe Vlahutin duke i quajtur komunistë që fërkojnë Ramën.

Murrizi njihet si deputeti që lëshon perla nga goja dhe të gjitha i lidh me seksin. Siç thotë populli, ku dhemb dhëmbi, vete gjuha.

Statusi i plotë i Murrizit:

Gjetem belane nuk hapim dot asnje kanal televizioni se na del halle Mogherini duke dhene lajmet dhe e bija e tetos Vllahutina sikur ka zevendesuar Ismail Qemalin kur shpalli pavarsine.

Ne dhjetor 1990 permbysem diktaturen.

Ne vitin 1995 u pranuam ne Keshille te Europes.

Ne vitin 2008 u antaresuam ne NATO.

Ne vitin 2010 u hoqen vizat dhe fituam dinjitetin e te mos ndejur me jave te tera ne radhe para kangjellave te ambasadave.

Dhe ne asnje rast nuk lajthitem ne ekstaze “ fitorje”.

Eshte rekomanduar nga KE hapja e negociatave qe nese punet ecin mire do na duhen 5-10 vjet per antaresim, dhe nje TUFE, komunistesh EUROPIAN nxitojne te ferkojne qeverine.

E pse???

Se te gjitha te parat jane bere nga Partia Demokratike, ndersa rekomandimi per hapjen e negociatave eshte bere sot kur qeverisin komunistet.

O pika qe nuk u bie si tufe e internacionales sorrosiane!!!

Rekomandimi per hapje negociatash ne gjuhen

“ fshatare” do te thote PARJE.

Pastaj vjen PELQIMI.

Pastaj pihen kafet.

Pastaj behet fejesa.

Dhe ne fund eshte DASMA.

Pra pak me avash bre bura se ka pune puna per te ardhur deri tek “ FESTA” 

Politike