Politike11 Shtator 2018, 19:58

Deputeti i PS-së ironizon diplomën e kandidates, ia kthen Fino: Ik se je xham fare

Shkruar nga Pamfleti

Ulsi Manja, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit per Ceshtjet Ligjore, Administraten Publike dhe te Drejtat e Njeriut, ku eshte thirrur per te raportuar ministrija e Drejtesise, Etilda Gjonaj. Kjo mbledhje u bojkotua nga deputetet e PD./r/n/r/nUlsi Manja, speaks during a meeting of the Committee on Legal Affairs, Public Administration and Human Rights.

Deputetët e maxhorancës në Komisionin e Ligjeve zhvilluan  një dëgjesë me 9 kandidatët për anëtarë të Komisionit të Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe ndjekjen e zbatimit të ligjit për organet e reja të Reformës në Drejtësi. Nga 9 anëtarët që kanë shprehur interes për këtë komision, deputetët do të përzgjedhin në javët e ardhshme vetëm 5 prej tyre, të cilët do t’i kalojnë seancës plenare për miratim.

Interesin për të qenë pjesë e Komisionit të Pavarur që do të monitorojë zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe funksionin e organeve të reja në sistemin e drejtësisë e kishin shprehur: Andi Murataj, Artan Spahiu, Gëzim Allaraj, Ilir Kadiu, Irena Mino, Saimir Shehri, Sajmir Vishaj, Suzana Pasha dhe dhe Lindita Rusmajli. Kandidatët në garë shprehën përpara deputetëve të Komisionit të Ligjeve angazhimin që kishin pasur gjatë procesit të Reformës në Drejtësi, por edhe aftësitë profesionale që kishin për ushtrimin e monitoruesit si anëtar të Komisionit të Pavarur për Koordinimin dhe Monitorimin e organeve të reja.

Gjatë seancës dëgjimore me kandidatët për anëtarë të Komisionit të Pavarur për Koordinimin dhe Monitorimin e organeve të reja në sistemin e drejtësisë u zhvilluan edhe debate mes deputetëve të PS dhe garuese për vendet vakante. Deputeti i PS-së, Alket Hyseni, ironizoi rezultatet që kishte në diplomën e saj kandidatja Suzana Pasha.

“Zonja Pasha ju keni përfunduar studimet për një periudhë 7-vjeçare. Kjo ka ardhur nga dashuria për profesionin se shoh që edhe rezultatet besoj nuk kanë qenë për t’u krenuar…”, citon Panorama deputetin Hyseni. Ndërkohë që kandidatja Pasha i ka kujtuar se nuk vinte nga një familje me pozita të larta si ajo e deputetit.

“Ndoshta s’kam pasur mundësitë tuaja se vij nga një familje jo e konsiderueshme si ti. Në moshën 10-vjeçare më ka vdekur babai. Se të njoh edhe unë nga televizori, nuk të njoh kështu, se s’të kam as koleg, as shok, por të njoh nga mediat”, ka deklaruar Pasha.

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Politike Deputeti i PS-së ironizon diplomën e kandidates ia kthen Fino: Ik se je xham fare