Aktualitet21 Maj 2018, 23:12

Deputeti i PS-së: “Një gjyqtar i përfshirë në shantazhin ndaj Xhafës, ja ç’bëri ai në Itali”

Shkruar nga Pamfleti
Deputeti i PS-së: “Një gjyqtar i përfshirë në

Deputeti i PS-së: “Një gjyqtar i përfshirë në shantazhin ndaj Xhafës, ja ç’bëri ai në Itali”

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar në “Tonight Ilva Tare”, tha se në atë që ai e quan shantazh ndaj Fatmir Xhafajt, është përfshirë edhe një gjyqtar që ka shkuar në Itali duke kërkuar dosjen e Agron Xhafajt.

Unë po ju them me bindje dhe informacion, emra nuk kam, po ju them që është një gjyqtar që ka shkuar edhe në Gjykatën e Kasacionit në Itali dhe ka kërkuar dosjen e të dënuarit, Agron Xhafaj në Itali.

Kërkesat në Itali lënë gjurmë. Kur kam deklaruar ditën e premte kam pasur këtë informacion. Ndaj këtij procesi shantazhimi janë bërë bashkë interesa politikanësh të korruptuar dhe gjyqtarë të cilët është jo vetëm drejtuesi i reformës në drejtësi, por është një prej ideatorëve të vettingut në drejtësi.

Këtu ka të bëjë me një shantazhim të ministrit aktual të Brendshëm edhe me punën e tij për reformën në drejtësi.

Ka interesa kriminale të subjekteve të caktuara të lidhura me eksponentë të PD-së që janë në hetim e sipër nga organet e Policisë së Shtetit. Gjyqtari është ende në sistem”, tha Balla.

Ndërsa i pyetur nëse do të ishte ministër i Brendshëm në rast të dorëheqjes së Fatmir Xhafajt, Balla tha:

Unë jam Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste. Mua nuk më lejohet të mbaj asnjë pozicion ekzekutiv. Dëshira ime është të vazhdoj të mbaj pozicionin që mbaj dhe më ka besuar Asambleja e Partisë Socialiste.

 

Aktualitet audiopërgjimi Fatmir Xhafa gjyqtari Shantazhi Taulant Balla