Aktualitet 1 Qershor 2018, 17:26

Deputetja demokrate iu përvishet kolegëve: Mjaft me këto skena të shëmtuara!

Shkruar nga Pamfleti
Deputetja demokrate iu përvishet kolegëve: Mjaft me këto skena

Deputetja demokrate iu përvishet kolegëve: Mjaft me këto skena të shëmtuara!

Në një shënim në profilin e saj Facebook, deputetja demokrate Orjola Pampuri, ka shpërndarë një video ku shihen fëmijë të grupmoshave të ndryshme që parakalojnë sot me tullumbace në duar, në kuadër të festimeve për 1 qershorin, i njohur si dita ndërkombëtare e fëmijëve.

Deputetja Pampuri, teksa ka nënvizuar përdorimin e fëmijëve për të plotësuar nevojat e qeverisë për të ofruar imazhe festash, ka kujtuar se fëmijët duan mundësi për të gëzuar fëmijërinë e tyre dhe jo keqppërdorim për show dhe dekore.

Postimi i deputetes Pampuri:

Fëmijët nuk shërbejnë për dekore, show e për të plotësuar nevojat e qeverisë për të ofruar imazhe festash. Në vigjilje të Krishtlindjeve, në vigjilje të Vitit të Ri, në ditën e pare të shkollës e sikur te mos mjaftonte edhe në ditën e tyre, ata shërbejnë për të plotësuar imazhin e festes, jo për të festuar.

Fëmije që tundin tullumbacet në diell, më kujtojnë marshimet e 1 Majit, ku yllkat e pionerët gëzonin partinë komuniste, e ndërsa sot, ngjasojnë me Korene e Veriut. Fëmijët duan punë për prindërit e tyre, që të gëzojnë fëmijërine. Kjo e sotmja nuk është as argëtim, as gëzim, por dhunë ndaj tyre.

Mos i përdorni më fëmijët për festat fasadë tuajat, por ndihmojini e mbështetini ata! Ndër ata mund të ketë jetimë, por që ju refuzoni t’i jepni statusin , mund të ketë femijë me prindër të papunë, por që ju u jepni shkelmin çdo ditë duke refuzuar t’i mbeshtesni me ndihmë ekonomike, e shumë e shumë kategori të tjera të lëna në harresë. Mjaft më me keto skena të shemtuara!

Aktualitet