Kosova21 Dhjetor 2022, 12:37

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka quajtur psikopat kryeministrin Albin Kurti.

Sipas saj, psikopatë janë edhe të gjithë ata që i besojnë Kurtit.

Musliu më tej ka thënë se kreu i Qeverisë i ka studiuar mirë votuesit e tij dhe ka dalë në përfundim se 40 për qind e tyre “janë analfabetë funksionalë”.

“Ky i ka studiuar mirë, ka ardhë në përfundim që 40% i ka analfabetë funksionalë e pastaj ju ka servuar veç çka kanë pasur qejf ata të degjojnë e besojnë. Psikopat bre! Por, duhet me qenë psikopat për t’i besuar një psikopati. Ju ka humbur topi, ju kanë kthy propagandës. Gënjeshtar, mashtrues!”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Ky nuk është i vetmi ofendim i Musliut ndaj udhëheqësve të shtetit.

Javën e kaluar ajo ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbahet mend që mori detyrën me 100 kilogramë dhe e përfundoi me 50.

Prishtine Albin Kurti Ganimete Musliu PDK qeveria e Kosovës

Kosova