Politike11 Shkurt 2019, 17:19

Deputetja e PS sulmon Bashën dhe Kryemadhin: Opozitë banaliteti, nuk mund të vendosni ultimatum!

Shkruar nga Pamfleti
Deputetja e PS sulmon Bashën dhe Kryemadhin: Opozitë banaliteti, nuk

Deputetja e PS sulmon Bashën dhe Kryemadhin: Opozitë banaliteti, nuk mund të vendosni ultimatum!

Ish-ministrja e Mbrojtjes dhe deputetja socialiste Mimi Kodheli, e ftuar në një studio televizive, diskutoi rreth ngjarjeve të fundit në Ballkan dhe në vend.

Kodheli i cilësoi si “tejet interesante” ngjarjet e fundit në Ballkan, ku veçoi firmën e protokollit për aderim të plotë në Nato të Maqedonisë së Veriut

Deputetja zbuloi që të enjten Parlamenti shqiptar do të kalojë për miratim këtë procedurë, duke qenë vendi i tretë pas Greqisë dhe Bullgarisë.

Sipas gjykimit të saj, procesi që ka zgjatur më shumë se 10 vjet, ka ngadalësuar jo vetëm procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut, por të gjithë rajonit.

Sa i përket protestës së opozitës më 16 shkurt, Kodheli shprehu mbështetjen e lirisë së cilitdo për të treguar mospëlqimin e tij, por theksoi se “ultimatum dhe demokraci” janë terma që nuk shkojnë mirë bashkë.

Ajo u shpreh se shqiptarët janë më të vështirë për t’u manipuluar nga një opozitë, që sipas saj ka shpalosur në Parlament vetëm banalitet që nuk ka fare të bej me legjislacionin.

Politike Basha Kodheli Kryemadhi Opozite