Showbiz16 Gusht 2022, 16:48

Deputetja shqiptare e thotë hapur: Unë nuk di të bëj politikë, mos u habisni por jam e re në këtë rreth!

Shkruar nga Pamfleti

Deputetja shqiptare e thotë hapur: Unë nuk di të bëj politikë, mos u habisni por jam e re në këtë rreth!

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi ka pozuar si dhe ka dhënë një intervistë së fundmi për kopertinën e revistës ‘Class’.

Gjatë intervistës, Matoshi ka folur më shumë për jetën, karrierën dhe tashmë për hyrjen në politikë. E pyetur se për cilën arsye do ta linte pas karrierën dhe politikën, ajo tha: “për një shtëpi në mal, për natyrën apo për qetësi”.

Por a ka menduar ta lërë politikën ndonjë ditë Adriana Matoshi? Në përgjigje të kësaj pyetje, aktorja dhe politikania kosovare tha se: “Unë nuk di të bëj politikë. Unë di të ndihmoj njerëz, të dëgjoj ankesat dhe kërkesat e tyre. Pastaj, insistoj për ato gjëra, por nuk është që nuk kam bërë asgjë. Jam shumë e fokusuar tek dhuna në familje, tek fëmijët e sëmurë, tek komuniteti artistik, por mos u habitni që jam e re në këtë rreth.”


smile

Lifestyle Adriana Matoshi Kosove