Sport28 Dhjetor 2022, 16:42

Derbi i parë i Barcelonës pa Pikenë pas 15-vitesh, ish-mbrojtësi: Më mirë të fërshëllehesh në fushën e Espanjolit se sa të bësh seks

Shkruar nga Pamfleti
Derbi i parë i Barcelonës pa Pikenë pas 15-vitesh,

Derbi i parë i Barcelonës pa Pikenë pas 15-vitesh, ish-mbrojtësi: Më mirë të fërshëllehesh në fushën e Espanjolit se sa të bësh seks

Pasi i dha lamtumirën “Camp Nou”-t më 5 nëntor me një fitore (2-0) kundër Almerias, Xherard Pike i dha fund karrierës së tij sportive tri ditë më vonë kundër Osasunës në Pamplona.

Ishte ndeshja e fundit që Barça luajti para pushimit për Botërorin e Katarit. Këtë të shtunë skuadra rikthehet në La Liga, me derbin ndaj Espanjolit në “Camp Nou”, por pa Pikenë në përbërje.

Do të jetë hera e parë në 15 vjet që Pike nuk do të jetë në një derbi, një nga ndeshjet që e motivoi më shumë, deri në atë pikë sa vetë mbrojtësi pohoi se: “Të fërshëllehesh në fushën e Espanjolit është më mirë se të bësh seks”!

Sport derbi Barcelona-Espanjol ish-mbrojtësi i Barcelonës Zherard Pike