Sport 8 Maj 2022, 20:15

Derbi shqiptarësh në Maqedoninë e Veriut, sulmohen lojtarët e Shkupit, ka të lënduar (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Derbi shqiptarësh në Maqedoninë e Veriut, sulmohen lojtarët

Derbi shqiptarësh në Maqedoninë e Veriut, sulmohen lojtarët e Shkupit, ka të lënduar (Video)

Sot do të zhvillohen përballjet e javës së parafundit të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë së Veriut, në të cilën do të përballen kampioni aktual Shkëndija dhe kampioni i ri, skuadra e FC Shkupit, në derbin që do të zhvillohet në stadiumin e Tetovës. 

Edhe pse fillimisht drejtuesit e Shkëndijës nuk lejuan pjesëmarrje të organizuar të tifozëve mysafirë, në fund sollën vendim që hyrja të jetë e lirë dhe pa pagesë për gjithsecilin që mund të shijojë një derbi të vërtetë të futbollit. 

Ndërkaq, gjatë arritjes në stadiumin e Tetovës, lojtarët dhe kryesia e klubit FC Shkupi janë sulmuar nga tifozët vendas, ndërsa raportohet se ka disa lojtarë të lënduar, shkruan Tetova Sot. 

Sport Shkëndija e Tetovës Shkupi