Bota 5 Janar 2023, 17:36

Dërgimi i tankeve franceze në Ukrainë shton përplasjet politike në Berlin, deputetët thirrje Scholzit: Të rrisim ndihmën ndaj Kievit

Shkruar nga Pamfleti
Dërgimi i tankeve franceze në Ukrainë shton përplasjet

Vendimi i Francës për të dërguar tanke, AMX-10 RC në Ukrainë, ka ngjallur thirrje të reja nga brenda koalicionit të kancelarit gjerman, Olaf Scholz që Berlini të dërgojë mjete luftarake më moderne për të ndihmuar në luftën kundër Rusisë.

Marie-Agnes Strack-Zimmermann, kryetarja e komitetit parlamentar të mbrojtjes dhe një anëtar i partnerit të vogël të koalicionit të Scholz-it, Demokratët e Lirë (FDP), i ka kërkuar Berlinit të dërgojë automjete luftarake këmbësorie, Marder dhe të stërvitë ukrainasit për t’i përdorur ato.

Sara Nanni, zëdhënësja e politikës së sigurisë nga partia e Gjelbërve, një tjetër partner koalicioni, tha gjithashtu se Gjermania duhet të dërgojë tanke, Marders dhe Leopard ndërsa pushtimi rus i Ukrainës vazhdon.

Gjithashtu dhe Andreas Schwarz, një ligjvënës i përqendruar te siguria nga vetë partia Socialdemokrate e Scholz, i tha revistës Spiegel se qeveria duhet të “kapë iniciativën” pas vendimit të presidentit francez Emmanuel Macron.
Kancelari, Scholz ka rritur shpenzimet e mbrojtjes dhe ka dërguar ndihma dhe armë në Ukrainë që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt, dhe gjithashtu e ka bërë të qartë se ai nuk dëshironte të shkonte i vetëm në dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë dhe se do të koordinonte dërgesat me anëtarët e aleancës së NATO-s.

Bota Gjermania tanke Ukrainë.