Gjermania tani ka konfirmuar se do të dërgojë tanke në Ukrainë. Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak e ka mirëpritur këtë vendim, ku tha se do të forcojë fuqinë mbrojtëse të Ukrainës.
“Së bashku, ne po përshpejtojmë përpjekjet tona për të siguruar që Ukraina të fitojë këtë luftë dhe të sigurojë një paqe të qëndrueshme”, ka shkruar Sunak në Tëitter.
Gjermania ka konfirmuar se do të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë, pas disa javësh presioni diplomatik për ta bërë këtë. Scholz shtoi se qëllimi ishte krijimi i shpejtë i dy batalioneve me tanke Leopard 2 për Ukrainën, duke shtuar se Gjermania në hapin e parë do të siguronte 14 tanke Leopard 2 nga rezervat ushtarake.
“Trajnimi i trupave ukrainase në Gjermani do të fillojë së shpejti dhe Berlini gjithashtu do të sigurojë logjistikë dhe municione, shtoi ai.
Gjermania do të lëshojë lejet e duhura të transferimit për vendet partnere që duan të dorëzojnë me shpejtësi tanket Leopard 2 nga rezervat e tyre në Ukrainë.