Bota25 Janar 2023, 21:08

Dërgimi i tankeve në Ukrainë, kërcënon Moska: “Leopardët” do t’i shkatërrojmë njësoj si gjatë Luftës së Dytë Botërore

Shkruar nga Pamfleti
Dërgimi i tankeve në Ukrainë, kërcënon Moska:

Ministri rus i Punëve të Brendshme, Vladimir Kolokoltsev është shprehur se tanket moderne Leopard, të cilat do të dërgohen në Ukrainë, do të shkatërrohen nga rusët ashtu si paraardhësit e tyre, Tigrat dhe Panterat, të cilat u shkatërruan gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sipas ministrit, pasardhësit e atyre që çliruan botën e nazizmit ruajnë kujtesën historike të krimeve të forcave hitleriane dhe pasardhësve të tyre në Ukrainë.

Ata ruajnë në mënyrë të përsosur fotografinë e Tigrave dhe Panterave që digjen në tokën ruse në kujtesën e brezit modern. Ata do të kujtojnë gjithashtu djegien e leopardëve modernë,” tha Kolokoltsev.

Ministri rus nuk la pa akuzuar dhe udhëheqjen e SHBA-së, për të cilën tha se nuk shqetësohet më nga humbjet e mëdha njerëzore, as nga glorifikimi i nazizmit, as nga korrupsioni i paparë i marionetave të tyre.

Ky është çmimi i gatishmërisë së nënshtruar të elitës së shitur ukrainase për ta kthyer një republikë dikur vëllazërore dhe një fqinj të mirë në një post infrastrukture armiqësore ndaj Rusisë, për t’i kthyer kufijtë tanë në një zonë “paqëndrueshmërie gjeopolitike të kontrolluar“, u shpreh ai.

Më herët të mërkurën, qeveria gjermane konfirmoi se do të dërgojë 14 tanke Leopard 2 nga stoku gjerman dhe do të autorizojë shtetet e tjera të rieksportojnë tanke të prodhimit gjerman. Sipas ministrit gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, tanket e para Leopard mund të dërgohen në Ukrainë në afërsisht 3 deri në 4 muaj.

Bota #Tanket gjermane Rusia