Showbiz 8 Mars 2019, 15:37

Dërgohet në “Gjykatën e krimeve të rënda” dosja e Stresit! Akuzohet për trafik të lëndëve narkotike

Shkruar nga Pamfleti

Dërgohet në "Gjykatën e krimeve të rënda" dosja e Stresit! Akuzohet për trafik të lëndëve narkotike

Prokuroria e “Krimeve të Rënda”, ka përfunduar hetimet dhe dërgon në Gjykatë dosjen e Arkimed Lushaj, këngëtari i njohur me emrin artistik “Stresi”.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Ai është vënë nën akuzë për “armëmbajtje pa leje” dhe “trafik të lëndëve narkotike”.

Stresi u arrestua më 17 tetor 2018 pas një përgjimi të “Prokurorisë së Krimeve të Rënda”, në lidhje me grupin “Bajri”. Ai ishte përgjuar teksa kishte thënë se ia kishte hedhur forcave “Shqiponja”, pasi kishte hedhur armën në momentin kur ishin afruar efektivët në afërsi të shkollës “Partizani”. Në momentin kur Stresi u arrestua, policia i gjeti në hotel një armë tjetër pa leje.
Këngëtari nuk shkon për herë të parë në “kafazin” e gjykatës, ndërsa kohë më parë arriti të arratisej nga ambientet e komisariatit 3 në kryeqytet, ku ishte shoqëruar për një vepër tjetër penale.

 

Showbiz gjykata Stresi Vendimi