alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Deri në fund të vitit Kosovën do ta lëshojnë 60 mijë persona

02/07/2022, 9:32
ne Prishtine
A A

Kosovën do ta lëshojnë deri në fund të vitit nga 50 deri 60 mijë persona, po vlerësojnë ekspertët ekonomisë.Përderisa vetëm vitin e kaluar Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur se kanë emigruar 42 728 persona.


-Lexo edhe:

Osmani i shpreh ngushëllime Gjukanoviçit dhe malazezëve për tragjedinë në Mal të Zi

Ish-oficeri britanik në Kosovë: Pajtohem me Osmanin e Kurtin rreth paralajmërimeve për luftë

Prandaj sipas ekspertëve numri do të rritet krahasuar me vitin 2021 për shkak të kushteve të këqija ekonomike, duke paralajmëruar edhe mungesë të fuqisë punëtore, raporton Ekonomia Online, transmeton Pamfleti.

Musa Limani, njohës i ekonomisë tha se nëse ndodh liberalizimi i vizave Kosova do të zbrazet.Limani thotë se pasojat kryesore janë ekonomike, shoqërore po mbi të gjitha kombëtare.

“Normalisht se do të ketë gjasë, ky numër do të rritet edhe më tepër për arsye se nuk ka gjasa që të kemi ndonjë zhvillim intensiv dhe me rastin e liberalizimit të vizave do të zbrazet Kosova. Vetëm edhe një të dhënë, në vitin e kaluar me sa kam informacion, Kosovën e kanë lëshuar 400 mjek. Ne do të mbesim pa mjek në të ardhmen. Ky migracion i rinisë tonë do të paraqes mungesën e fuqisë punëtore në të ardhmen “.

“Tash varet se si i sigurojnë vizat, përndryshe sa të munden me siguruar viza ata do të marrin botën në sy. Mendoj se do të rriten nuk do të zvogëlohet migracioni. Pasojat kryesore janë ekonomike, shoqërore po mbi të gjitha kombëtare sepse po zbrazet Kosova. Ne nesër do të kemi mungesë të fuqisë punëtore”.

Ai konsideron se shumë çifte nuk pajtohen që të kenë fëmijë për shkak të kushteve të dobëta ekonomike shtuar kësaj edhe ikjen e të rinjve.Sipas tij, shtimi natyror në vitin e kaluar ka qenë 14 mijë persona, krahasuar me vitin 1989 kur ishte 47 mijë persona, duke shtuar se do të ketë depopullim.

“Veç ka filluar me u plak popullsia e Kosovës, problemet sociale po ndikojnë që rinia të mos krijojnë familje pikërisht në mungesë të problemeve sociale. Po e prolongon martesën ose një dukuri që e kanë pasur vendet e tjera sidomos Gjermania, bashkëjetesa. Bashkëjetesa është shkatërrim i kombit, do të thotë bashkëjeton një çift mirëpo nuk pajtohen që të krijojnë familje. Në këtë mënyrë hap pas hapi është duke u zvogëluar rinia dhe po vjen duke u plakur popullsia e Kosovës. Një të dhënë të saktë nga ana statistikore, në vitin 1989 shtimi natyror, domethënë diferenca në mes të natalitetit dhe mortalitetit në Kosovë ka qenë 47 mijë persona, ndërsa në vitin 2021 ky shtimi natyror ka rënë në 14 mijë persona. Në qoftë se me këtë trend shkohet në migracion, dhe çështja e vonimit të martesave jo që vjen deri tek plakja po do të kemi edhe depopullacion të shqiptarëve në Kosovë”.

Edhe njohësi i ekonomisë, Lavdim Hamidi për Ekonomia Online tha se ikje e qytetarëve do të vazhdojë e kjo për shkak të kushteve të këqija.Sipas tij, numri i ikjeve nga Kosova do të sillet nga 50 deri në 60 mijë persona.

“Unë e kam përcjell këtë rast të ikjeve 2013 dhe 2015, ka pas më së shumti. Diku kanë ikur rreth 100 mijë veta, po kryesisht njerëz që nuk kanë pasur punë. Tash më e keqja që po ikin njerëz me diploma të fakultetit dhe kjo është problemi më i madh për Kosovën. Besoj se nëse vitin e kaluar kanë marrë 34 mijë viza gjermane. Këtë vit do të jetë shumë më shumë, gati 50 mijë ose 60 mijë që do të ikin dhe kështu Kosova do të mbetet pa kuadro profesionale”.

Ai ka sqaruar se Kosova po fal ekspertë sidomos mjekë Gjermaninë, duke shtuar se përgatitja e mjekut specialist i kushton buxhetit të shtetit 200 mijë euro.

“Diku janë rreth 43 mijë vetë që kanë shkuar me punuar jashtë Kosovës. Po ikin për shkak të kushteve të këqija, mjekët po ikin për shkak të pagave të ulëta, infermierët e zanatlitë që kanë treg shumë të madh në Gjermani. Gabimi më i madh i joni është sepse përgatitja e mjekut specialist i kushton buxhetit të Kosovës diku rreth 200 mijë euro, dhe atë po ia falim Gjermanisë për shkak se paga e tyre është 600 euro”.

Sa i përket pasojave, ai thotë se vendi do të mbetet pa mjek, pa inxhinier, arkitekt e profesionist të fushave.Ai thotë se pas 10 viteve mjekët aktual do të dalin në pension e nuk do të ketë kuadro të reja profesioniste.

“Pasojat janë se nuk ke me pasë mjek të mirë në klinikat shtetërore, ke me u detyruar të shkohet në privat, me shku para të mëdha për shërbimet e tyre. Në anën tjetër është rritur çmimi i njerëzve që kanë profesione të ndryshme, kryesisht ndërtimtari e këto është rritur për shkak se ata po punësohen në Gjermani po e gjejnë një kontratë pune dhe nuk po i nevojiten as kurset e gjuhës gjermane. Domethënë është liberalizuar komplet tregu me arrit me i marrë punëtorët nga jashtë”.

“Realisht është thënë edhe prej Odës së Mjekëve që mosha mesatare e mjekëve është mbi 50 vjet në QKUK dhe diku 10 e më pak se 15 vite do të dalin në pension. Ndërsa, kuadro të reja nuk kemi sepse ata po ikin dhe kështu po ndodh edhe me profesione të tjera, me inxhinierë, arkitekt dhe të gjithë ata që e shohin një mundësi më të mirë në Gjermani do të shkojnë. E vetmja mënyrë me i ndal ata është me i ofruar kushte më të mira në Kosovë”, transmeton Pamfleti.

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Prishtine

Osmani i shpreh ngushëllime Gjukanoviçit dhe malazezëve për tragjedinë në Mal të Zi

12/08/2022, 23:06
Prishtine

Ish-oficeri britanik në Kosovë: Pajtohem me Osmanin e Kurtin rreth paralajmërimeve për luftë

12/08/2022, 21:36
Prishtine

Shefi i NATO-s takohet javën e ardhshme me Kurtin dhe Vuçiçin

12/08/2022, 20:10
Kryesore

Kurti flet për dialogun me Serbinë në takimin e 18 gushtit/ Me Vuçiçin duhet të flasim për marrëveshje me njohje reciproke

12/08/2022, 13:11
Serbia e vetmja në rajon që mbështet Putin, mediat serbe: Rusia partner i rëndësishëm në furnizimin me armë
Prishtine

Serbia e vetmja në rajon që mbështet Putin, mediat serbe: Rusia partner i rëndësishëm në furnizimin me armë

12/08/2022, 13:01
Prishtine

Kurti s’e ndryshon qëndrimin për shaminë: S’duhet të ketë ndalim, por mosha 16 vjeçare është pragu

12/08/2022, 12:26
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Lufta në moment kritik, çfarë pritet të ndodhë tani?

Maqedonasit e quajn "turp" përfaqësimin nga një shqiptar

Lajmi i Dites

Kleçka e dosjeve të reja të Ilir Metës që u depozituan në SPAK

Kleçka e dosjeve të reja të Ilir Metës që u depozituan në SPAK

12/08/2022, 14:27

Lajmet e fundit

Osmani i shpreh ngushëllime Gjukanoviçit dhe malazezëve për tragjedinë në Mal të Zi

12/08/2022, 23:06

Gomonet me shqiptarë, ambasadori britanik takon Nanon: Të gjithë do kthehen në vendin e tyre, nuk do lejojmë emigrantë të paligjshëm

12/08/2022, 22:53

Zbardhet urdhri për kontrollin e shtëpisë së Trump, FBI sekuestroi 20 kuti me të dhëna sekrete; detajet si u bastis banesa

12/08/2022, 22:49
Vila e ndërtuar në Biarritz, Francë, me vlerë 5.3 milion € dhe është e regjistruar në emër të Artur Ocheretny

Ish-bashkëshortja e Putinit vila miliona euro, udhëtime dhe jetë mes luksit, si po ju shpëton sanksioneve Lyudmila (Foto)

12/08/2022, 22:29

Detajet tronditëse nga ngjarja në Malin e Zi/ 34-vjeçari vrau fillimisht fqinjën me fëmijët e saj, u ekzekutua nga një banor i lagjes

12/08/2022, 21:53

Me kërkesë të prokurorisë, gjykata konfiskon pasaportën e Zhan Mitrevit

12/08/2022, 21:53
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In