Aktualitet 3 Prill 2019, 14:35

“Derra të kënaqun! A është çelja e negociatave Shqipëri-BE përparësi e qeverisë?”!

Shkruar nga Pamfleti
“Derra të kënaqun! A është çelja e negociatave

"Derra të kënaqun! A është çelja e negociatave Shqipëri-BE përparësi e qeverisë?"!

Une nuk besoj se ka shume te kenaqur ne kete vend, por kam bindjen se oligariket dhe entourazhi i bizneseve “fatlume” perreth qeverise qe gelltit “pjesen e luanit” nga fondet publike, nga te drejtat eksluzive te shtetit dhe nga pasurite natyrore te tij, jane padyshim “derrat e kenaqun” qe prodhon koha kur jetojme

Shkruan Zef Preçi

A ESHTE CELJA E NEGOCIATAVE TE SHQIPERISE ME BE-NE PERPARESI E QEVERISE SHQIPTARE?

Kam marre keto dite nje ftese per nje takim joformal te disa aktivisteve te shoqerise civile qe do te mbahet neser pasdite per te diskutuar mbi situaten politike aktuale te vendit. E mireprita ftesen dhe do te shkoj ne takim duke besuar se eshte pergjegjesi e secilit qe te kontribuoje sadopak per te frenuar rrenimin e metejshem institucional te shtetit dhe rrezikun e perplasjes sociale qe duket ne horizont.

Mirepo, perpara se te hedhim ndonje ide apo sugjerim per rrugedaljet eventuale, mendoj se duhet te sjellim ne vemendje 5 prioritetet e identifikuara qysh ne vitin e larget 2013, dmth perpara ardhjes ne pushtet te maxhorances se majte. Keto prioritetet jane:

1-Krijimi i një administrate profesioniste dhe të depolitizuar
2-Forcimi i pavarësisë të institucioneve të drejtësisë
3-Lufta kundër korrupsionit
4-Lufta kundër krimit të organizuar
5-Mbrojtja e të drejtave të njeriut

Se c’fare progresi eshte shenuar edhe aq sa eshte shenuar, ne drejtim te realizimit te ketyre prioriteteve, nuk eshte veshtire per t’u konstatuar si nga qytetaret, votuesit e taksa-paguesit shqiptare, por edhe agjencite dhe institucionet e huaja qe monitorojne progresin e vendit drejt BE-se.

Personalisht kam ndjekur raportimet zyrtare e pervitshme te agjencive ligje-zbatuese te vendit dhe posacerisht procesin e zbatimit te reformave te shpallura dhe nga informacionet, te dhenat dhe nga shifrat e ofruara nuk eshte veshtire te konstatohet mungesa e vizionit te qeverise, fokusimi i veprimtarise se saj ne “visible actions” aq sa te duket se jetojme ne nje republike virtuale ne te cilen zhvillohet nje fushate elektorale permanente (kujton prapashtesen: “…qe duam/duan*) e cila cdo dite qe kalon i largohet realitetit te trishte qe gjysem milione shqiptareve qe kane lene perfundimisht vendin gjate dekades se fundit dhe ushqen realitetin e trishte te gjysem milione te tjereve qe aplikojne cdo vit per llotarine Amerikane dhe kerkojne rruge e mundesi te ligjshme dhe te paligjshme per te emigruar ne Perendim.

Nderkaq, fushatizmi i qeverise dhe harxhimi i miliona Eurove buxhetore ne investime fasadash, qendra qytetesh qe po boshatisen me shpejtesi, qendra fshatrash qe nuk kane se ku te tregtojne edhe ato pak prodhime vendi qe sigurojne nuk ben gje tjeter vecse mobilizon militantet dhe turrlilloj hallexhinjsh dhe pragmatistesh per “mbrojtur” ato 120 mije vendet e punes ne sektorin publik, por pa ndonje lidhje me sifdat e verteta te jetes se perditshme te qytetareve.

Une nuk besoj se ka shume te kenaqur ne kete vend, por kam bindjen se oligariket dhe entourazhi i bizneseve “fatlume” perreth qeverise qe gelltit “pjesen e luanit” nga fondet publike, nga te drejtat eksluzive te shtetit dhe nga pasurite natyrore te tij, jane padyshim “derrat e kenaqun” qe prodhon koha kur jetojme… E nderkaq, “Sokratet e vuejtun”, edhe pse specie ne zhdukje, tallen e perbuzen nga “udheheqesi” qe s’e ka per gje t’i therrese “kadrinj” e t’ua hedhe turmave se ata “…nuk konkurrojne dot me Nicen” dhe Nice-t, kuptohet ne sportin e rende por bashkohor te voteblerjes – ne fakt te rrenimit te besimit qytetar ndaj institucioneve te shtetit te enderruar te se drejtes…

Ne fakt, prioritet e identifikuara kohe me pare, te marra ne teresine e tyre kane te bejne me funksionalitetin e shtetit te se drejtes si shtet demokratik, gje e cila ne kushtet e sotme me opoziten politike jashte institucioneve e ne radhe te pare jashte Kuvendit te Shqiperise, nuk mund te mos ngrene edhe pikepyetje te tjera serioze per te ardhmen demokratike te vendit dhe rreziqet qe sjell mungesa e institucioneve themelore kushtetuese qe garantojne ndarjen e pushteteve dhe balancat e nevojshme midis tyre si dhe te drejtat themelore te njeriut.

Personalisht nuk besoj ne vullnetin politik per integrimin Europian te Shqiperise te atyre qe kane marre persiper te qeverisin fatet e saj dhe cmoj cilindo aktivist te shoqerise civile qe mund te me binde per te kunderten. Pra, sipas meje, ketu fillon diskutimi per rrugedaljen: demonstrimi i nje vullneti politik per te lene pas tranzicionin si lufte pa princip per pushtet te pakufishem, pasurim duke shkele cdo ligj e moral te shoqerise njerezore dhe sundim autokratik dhe mbas kesaj fokusim ne idealet qe e bene Europen ate qe eshte sot endrra e cdo shqiptar!

Forum Çelja e negociatave integrimi Zef Preçi