alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Deshifrimi i Yuri Kim: Pse SHBA-të janë të shqetësuara për SPAK-un?!

23/11/2022, 14:45
ne Kryesore, Lajmi i Ditës
A A

Duket qartë që Yuri Kim nuk preferon modelin Kraja, i cili, keq apo mirë, ka një vilë në Gjirin e Lalzit, pranë Metës e Berishës. Pra SHBA e kërkon pa vilë, pa kompani tregtare, një prokuror të thjeshtë…

Pak ditë para vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për kreun e ri të SPAK, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka lëshuar një deklaratë, e cila nuk duket edhe aq e thjeshtë.


-Lexo edhe:

Rama pret biletën e “non gratës”, ka shkelur dy herë ligjet e SHBA

Asociacioni, Kurti i ashpër ndaj SHBA-BE: Ne nuk shantazhohemi, Kosova është shtet i pavarur

Ambasadorja amerikane ka bërë thirrje që zgjedhja e kreut të ri të SPAK, të bëhet me kritere të qarta, jo vetëm nga letrat, por edhe nga vizioni që kandidatët konkurrues kanë për këtë post të rëndësishëm.

E në mënyrë të qartë ambasadorja Yuri Kim ka kërkuar që drejtuesi i ri i Prokurorisë Speciale, nuk duhet të jetë as një dispeçer dhe as një hetues dosido, por një protagonist i qartë në luftën ndaj pandëshkueshmërisë.

“Tani që janë konfirmuar kandidatët për kreun e ardhshëm të Prokurorisë së Posaçme, është thelbësore që procesi të jetë transparent, në mënyrë që drejtuesi i ardhshëm, së pari, të zgjidhet në bazë të kualifikimeve dhe rezultateve të arritura, dhe së dyti të jetë i aftë dhe i vendosur për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkruante ambasadorja.

Pra qartësisht SHBA kërkon që kreu i SPAK të ketë rezultate si prokuror në hetime të rëndësishme, kundër njerëzve të fuqishëm.

E ky aspekt natyrisht që është gjë e rrallë për ndonjë prokuror në Shqipëri, qoftë edhe për SPAK. Kjo pasi në këtë organ ka prokurorë që kanë arritur tu vënë prangat njerëzve të rëndësishëm të krimit të organizuar në vend, por janë jashtë treshes së kandidatëve.

Por ambasadorja Kim flet për një drejtues të SPAK që të ketë një historik proaktiv në hetimet e tij, të dosjeve që ka firmosur dhe emrave që ka marrë të pandehur.

Nëse e analizojmë treshen e kandidatëve, Yuri Kim kërkon që në krye të SPAK të emërohet një prokuror që të ketë një historik hetimesh. Por ka më shumë, ambasadorja e SHBA kërkon që Kryeprokurori i SPAK të mos jetë fryt i një kompromisi të pjesës së politikës që është kundër reformës në drejtësi.

“Duhet të jetë i pa manipuluar nga ata që kërkojnë të bllokojnë apo ndikojnë drejtësinë, nga ata që preferojnë mënyrat e vjetra dhe për rrjedhojë kundërshtojnë reformën në drejtësi. Taktika të tilla i përkasin një të shkuare që ka dëmtuar shumë. SPAK-u, si dhe reforma në drejtësi, duhet të jetë për të ardhmen e Shqipërisë”, shprehej një ditë më parë ambasadorja.

Duket qartë që Yuri Kim nuk preferon modelin Kraja, i cili, keq apo mirë, ka një vilë në Gjirin e Lalzit- pranë Metës e Berishës. Pra SHBA e kërkon pa vilë, pa kompani tregtare, një prokuror të thjeshtë. E nëse e analizon në këtë kontekst, shihet qartë se SHBA do Altin Dumanin. Edhe pse ndoshta nuk ka shumë besim të plotë për të, sepse ka ndodhur këto vite që besimi i derdhur nuk është kthyer, si në rastin e Dritan Rreshkës. Por gjithsesi, SHBA nuk do një prokuror konvencional, por një hetues proaktiv, natyrisht nga kandidatët e ofruar.

Të tre kandidatët janë trajnuar nga SHBA e nga FBI, por kërkohet më shumë një prokuror terreni sesa zyre. Me letra duket se SHBA preferon Dumanin, por kjo në letra, pasi në realitet ndoshta gjërat edhe ndryshojnë…/ Pamfleti


smile
Lajmi Tjeter

Ambasadori i SHBA-së në Beograd kërkon të shtyhet për një vit vendimi për targat: Të zgjidhen çështjet më të rëndësishme

Nuk i lanë të vendosin shiritin për komunitetin LGBT, Gjermania bën protestën e bujshme në Katar

Lajmi i Dites

Para, armë, spiunazh e mashtrime: Dorjan Duçka “spiuni” nga Berati, strumbullar i aferave në 4 kontinente, ia mbath në Dubai

01/02/2023, 9:18

Lajmet e fundit

Rrëfimi i ish oficerit rus: Trupat tona i torturuan dhe përdhunuan ukrainasit

02/02/2023, 9:22

Amerika ka të drejtë dhe kur gabon

02/02/2023, 9:17

Vijon operacioni “Fijet”, sekuestrohen 34 kamera të tjera në Shkodër, Dibër e Lezhë

02/02/2023, 9:01
Ministri ukrainas i mbrojtjes Oleksii Reznikov

Ministri ukrainas: Rusia po planifikon ofensivë të madhe me 24 Shkurt

02/02/2023, 8:54

Dialogu/ Kuvendi i Serbisë seancë të posaçme për Kosovën

02/02/2023, 8:47

Asociacioni, marrëveshja që kërcënon integrimin dhe paqen në Kosovë

02/02/2023, 8:43

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In