Aktualitet 7 Qershor 2022, 22:47

Dëshmia e Dumanit, Anila Hoxha: Njerëz me uniformë paguhen nga bandat kriminale

Shkruar nga Pamfleti

Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë të tjera detaje nga dëshmia e Nuredin Dumanit. Ajo u shpreh se ka dyshime se ka pjesëtarë në strukturat e policisë paguhen nga bandat kriminale të trekëndëshit Tiranë-Durrës-Elbasan.

Menjëherë pas rrjedhjes masive, ka përjashtuar, ka larguar nga veprimet Policinë e Shtetit, në çdo veprim hetimor si këqyrje kamerash e cila nuk bëhet më në prani të policisë, njësoj si u ngarkuan. Do të thotë se ka dyshime se ka njerëz të policisë të veshur me uniforma që mund të jenë të paguar nga bandat kriminale në trekëndëshin Elbasan-Durrës-Tiranë. Kryesorja ishte që SPAK u tradhtua pa dashje për paaftësi, policia është distancuar nga kjo. Duhet thënë se ende nuk ka ende një rezultat nga Agjencia e Mbikëqyrjes”, tha Hoxha në “Top Story”.

Kujtojmë se dëshmitë e Nuredin Dumanit sollën debate të forta në vendin tonë.

Aktualitet anila hoxha krimi