Aktualitet23 Shtator 2022, 07:19

Dëshmia e Efraim Diverolit hap nga themeli kraterin e Gërdecit

Shkruar nga Pamfleti
Dëshmia e Efraim Diverolit hap nga themeli kraterin e Gërdecit

Dëshmia e Efraim Diverolit hap nga themeli kraterin e Gërdecit

Këtë herë, duket se do të gjykohet thelbi i Gërdecit, që është korrupsioni galopant, që solli katastrofën e tmerrshme të 15 marsit 2008.

Lajmi se SPAK pret letërporosi nga SHBA me dëshminë e Efraim Diverolit, është zhvillimi më i bujshëm i ditës, përveç zgjerimit të gamës së denoncimeve ndaj Ilir Metës në Prokurorinë Speciale.

Kjo, pasi çështja ‘Gërdeci’ do të nisë të hetohet për thelbin e saj, për atë që ishte aferë- pra shkaku që solli si pasojë shpërthimin e që shkaktoi 26 të vdekur e 300 të plagosur.

Siç dihet, një nga shkaqet kryesore pse punohej aq frenetikisht edhe me sasi të mëdha municionesh pa asnjë masë sigurie dhe pranë zonave të banuara, ishte babëzia për të fituar sa më shumë para.

Gërdeci, së pari është një aferë, e dokumentuar aq në detaje nga media shqiptare por edhe nga prestigjiozja ‘New York Times’ në vitin 2008. Aferë, e cila përveç katastrofës në fshatin Gërdec, prodhoi edhe një tragjedi tjetër, atë të ekzekutimit misterioz të biznesmenit Kosta Trebicka. I cili vdiq në rrethana makabre, pasi denoncoi jo vetëm në media, por edhe në drejtësinë amerikane si shtetas i SHBA, aferën e trafikut të fishekëve drejt Afganistanit. Që ishte një aferë e paligjshme në SHBA, por siç rezultoi edhe e parregullt në Shqipëri.

Efraim Diveroli, është njëri nga sipërmarrësit që bleu fishekët nga ministria e Mbrojtjes, i cili u burgos në Amerikë, pranoi të dëshmojë për drejtësinë, u bë personazh i një libri best seller, por edhe i një filmi në Hollywood, ku edhe është skanuar e gjithë afera e Gërdecit.

Herën e parë janë gjykuar përfaqësuesit e MEICO, kompanisë që bënte demontimin për probleme të sigurimit teknik e pakujdesi, në formulën e “aksidentit teknologjik”. Kurse këtë herë, duket se do të gjykohet thelbi i Gërdecit, që është korrupsioni galopant, që solli katastrofën e tmerrshme të 15 marsit 2008./Pamfleti

Kryesore Gërdeci SHBA SPAK