alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Dështimi i bojkotit, çmendet Aleksandar Vuçiç: Kërcënon ministrin e ri serb të Kosovës!

02/12/2022, 14:22
ne Kryesore, Lajmi i Ditës
A A
Dështimi i bojkotit, çmendet Aleksandar Vuçiç: Kërcënon ministrin e ri serb të Kosovës!

Dështimi i bojkotit, çmendet Aleksandar Vuçiç: Kërcënon ministrin e ri serb të Kosovës!

E gjithë kjo situatë ka acaruar tej mase Serbinë, aq sa Aleaksandër Vuçiç po sulmon ashpër Bashkimin Europian, dhe ka nisur një fushatë kërcënimi ndaj çdo serbi në Kosovë që po bëhet pjesë e institucioneve në Prishtinë…

Ka 24 orë që krerët e Beogradit po kërcënojnë bashkëatdhetarët e tyre në Kosovë, të cilët kanë hyrë në Kuvend dhe qeveri. Një zhvillim që tregon se e gjithë strategjia e bojkotit, ishte një bllof; i ngjashëm me manovrën Basha- Kryemadhi në Shqipëri kur dogjën mandatet.


-Lexo edhe:

A po e shfrytëzon Erdogan tërmetin për kredo politike para zgjedhjeve?

Botoi librin për “Gërdecin”, gazetari amerikan: Shkëlzen Berisha ishte në takimin me Diverolin dhe negocioi çmimin e fishekëve

Ata bojkotuan për shantazh, për t’u kthyer prapë, por institucionet e Kosovës kanë mbushur menjëherë vakumin e krijuar, duke zëvendësuar 10 deputetët e larguar, si dhe ministrin që u takon serbëve në qeverinë e Kosovës.

Albin Kurti emëroi Nenad Rashiqin në postin e ministrit për kthim dhe minoritete, një politikan serb që ka përkrahur gjithmonë integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Në këtë lëvizje, duket se ka dorë direkt Perëndimi, posaçërisht SHBA dhe Gjermania, të cilët e krijuan Kosovën si një shtet multietnik, e jo si një shtesë e Beogradit.

E gjithë kjo situatë ka acaruar tej mase Serbinë, aq sa Aleaksandër Vuçiç po sulmon ashpër Bashkimin Europian, dhe ka nisur një fushatë kërcënimi ndaj çdo serbi në Kosovë që po bëhet pjesë e institucioneve në Prishtinë.

Vuçiç ka urdhëruar ministrin e tij të Brendshëm, Bradislav Gashiq, që të ‘trashë zërin’, në mënyrë që serbëve t’u duket se flet autoriteti policor.

Gasiq, përveçse e ka cilësuar një “tradhëtar” Nenad Rashiqin, ka sulmuar BE-në.

“Sot patëm rastin për të disatën herë të shohim se si zbatohen standardet dyfishe dhe shkelet marrëveshja detyruese ndërkombëtare e nënshkruar në Bruksel nga BE-ja dhe aleati i tyre, terroristi Albin Kurti. Presidenti Aleksandar Vuçiq ka mbështetjen time të plotë, si nga unë personalisht ashtu edhe nga të gjithë anëtarët e MPB-së. Ministria e Punëve të Brendshme do t’i mbrojë të gjithë qytetarët e Serbisë dhe nuk do të lejojë askënd që të kërcënojë sigurinë e tyre” – tha Gashiq.

Ndërkaq, Aleksandër Vuçiç, akuzoi direkt Brukselin se po mban qëndrime të ashpra kundër Serbisë.

“Unë kam heshtur për muaj e vite, duke vuajtur marrëzitë e të gjithë rajonit. Ai llum terrorist duhet të kishte marrë dënimin e merituar nga Bashkimi Europian, i cili po e llaston. Sigurisht që nuk e kuptoj.

Albin Kurti ka shkelur të gjitha marrëveshjet me Brukselin”, ka deklaruar Vuçiç, duke humbur toruan në mënyrë të çuditshme.

Presidenti serb nuk se është ndonjë talent politik, por deri tani duhet thënë se ka vepruar me kujdes, duke ruajtur qetësinë dhe ekuilibrat. Por tani ka shpërthyer, pasi lëvizja që ndërmori me bojkotin e Listës Serbe i ka rezultuar një bllok total. Kurti po i ‘ha’ me radhë të gjitha figurat në fushë, duke u treguar shahist i madh. Normal, shahu në radhë të parë kërkon mend më shumë sesa skema…/Pamfleti


smile
Lajmi Tjeter
Klodiana Lala

Kokaina në Fier, Klodiana Lala rendit ‘kokat’ e laboratorit të drogës: Kishin mbështetje politike

Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, Rebani Jaupi

Samiti i BE-së, Policia e Shtetit blindon Tiranën: Rrugët që do të bllokohen duke filluar nga 5 dhjetori ora 14:00

Lajmi i Dites

Nëse SPAK “zbërthen” Gjiknurin, zbulon krimet e bëra me koncesionet e naftë-gazit; Edi Rama është pazarxhiu urdhërues

07/02/2023, 9:36

Lajmet e fundit

Sikur Mediu të dënohet nga drejtësia shqiptare?

Sikur Mediu të dënohet nga drejtësia shqiptare?

07/02/2023, 20:24

Tërmeti në kufirin turko-sirian merr përmasa katastrofike, shkon në afro 7300 numri i viktimave

07/02/2023, 20:20
Republikanët nisin hetimet për administratën Biden

Republikanët nisin hetimet për administratën Biden

07/02/2023, 20:16

Nga Trebicka, te dëshmia e Luan Hoxhës, Guy Lawson tregon të pathënat e Gërdecit: Gati të paraqitem në SPAK   

07/02/2023, 20:07
2023 nis në mënyrën më të mirë për David Nikollin, atleti shqiptar e fillon sezonin me rekord kombëtar

2023 nis në mënyrën më të mirë për David Nikollin, atleti shqiptar e fillon sezonin me rekord kombëtar

07/02/2023, 20:06
Protesta e FRPD në Surrel, Berisha thirrje të rinjve: Le t’i bllokojmë rrugët!

Protesta e FRPD në Surrel, Berisha thirrje të rinjve: Të bllokojmë rrugët, të rrëzojmë Ramën

07/02/2023, 20:02

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In