alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Dështimi i komunizmit: Leksioni mbi vlerën e kapitalizmit, të cilin Lenini e mësoi shumë vonë

01/12/2021, 15:37
ne Histori/Arkeologji
A A
Dështimi i komunizmit: Leksioni mbi vlerën e kapitalizmit, të cilin Lenini e mësoi shumë vonë

Dështimi i komunizmit: Leksioni mbi vlerën e kapitalizmit, të cilin Lenini e mësoi shumë vonë

Në muajt shkurt dhe mars 1921, punëtorët flakën tej mjetet e tyre të punës, dhe hynë në grevë në të gjithë Rusinë. Një nga qendrat e kësaj proteste ishte Petrogradi. Njësitë speciale të ÇEKA-s hapën zjarr ndaj punëtorëve demonstrues. Në mesin e bolshevikëve shpërtheu paniku, ndërsa punëtorët dhe ushtarët u vëllazëruan midis tyre.

Shkruan Rainer Zitelmann


-Lexo edhe:

Një zonë fantazmë, pushtimi rus zhbën plotësisht një qytet në Ukrainë

U burgos nga Stalini, historia tragjike e priftit ukrainas: Si u dekorua nga Papa Gjon Pali i II-të

Kronshtadi, një bazë detare dhe qytet-port i pozicionuar në një ishull pranë Shën Petersburgut, ishte vendi i një rebelimi nga marinarët e dy kryqëzorëve të blinduar. Më 1 mars, aty u grupuan më shumë se 15.000 njerëz, që përfaqësonin 1/4 e popullsisë civile dhe ushtarake të bazës detare.

Grevat dhe demonstratat u shtypën me dhunë,dhe numri i të vdekurve ishte me mijëra. Mbi 8.000 kryengritës u arratisën në Finlandë, dhe u rikthyen më vonë në Rusi, vetëm pasi iu premtua amnisti. Por pavarësisht këtij premtimi, ata u arrestuan menjëherë dhe u transportuan në një kamp përqendrimi, ku shumë prej tyre vdiqën.

Historiani Gerd Kenen shkruan: “Triumfi dhe diktatura e bolshevikëve, u mbështet jo vetëm tek asgjësimi i plotë i lëvizjes punëtore ruse”. Lenini nuk kishte zgjidhje tjetër, veçse ta pranonte se vazhdimi i një politike ekonomike radikale, do të kërcënonte themelet e pushtetit sovjetik.

Prodhimi industrial kishte rënë tashmë në 1/10 e nivelit të vitit 1913, dhe njerëzit në të gjithë Rusinë po vdisnin nga uria. Ndaj, Lenini bëri një kthesë dhe propozoi një “Politikë të Re ekonomike” (NEP), e cila u miratua në Kongresin e 10-të të Partisë Komuniste Ruse në marsin e vitit 1921.

Lenini e pranoi se “kemi pësuar një humbje shumë të rëndë në frontin ekonomik”. Politika ekonomike e bolshevikëve, shtoi ai “e kishte penguar rritjen e forcave prodhuese, dhe ishte dëshmuar si shkaku kryesor i krizës së thellë ekonomike dhe politike që përjetuam në pranverën e vitit 1921”.

Në terma më të qartë:ekonomia e planifikuar socialiste kishte dështuar sapo ishte vënë në zbatim. Tek e fundit, Lenini ishte mjaftueshëm i zgjuar për të kuptuar se e vetmja zgjidhje ishte “rikthimi në një masë të konsiderueshme tek kapitalizmi”. Këto ishin të njëjtat fjalë që  përdori ai për të formuluar kthesën e tij politike.

NEP-i legalizoi prodhimin e orientuar drejt fitimit, pronësinë private mbi prodhimin e mallrave të konsumit dhe grumbullimin e pasurisë. Komunistët i lejuan ndërmarrjet shtetërore që t’ua dorëzonin fabrikat e tyre individëve privatë, dhe t’u besonin privatëve si financimin, ashtu edhe logjistikën e aktiviteteve të biznesit.

Madje në korrikun e vitit 1921, liria e tregtisë iu rikthye zejtarëve dhe kompanive të vogla industriale. Udhëzimet e reja të miratuara në vjeshtën e vitit 1921 kundërshtuan me vendosmëri “trajtimin e barabartë të punëtorëve me kualifikime të ndryshme”.

Shpërndarja falas e ushqimit, mallrave masive të konsumit dhe shërbimeve publike – të sapo lavdëruara si “arritje” të mëdha të socializmit – u anuluan. Nuk flitej më për heqjen e parave nga qarkullimi. Historiani Helmut Altrihter shkroi:“Shteti ruajti kontrollin e ‘pikave komanduese të ekonomisë’:bankat, emetimin e parave, sistemin e transportit, tregtinë e jashtme, industritë e mëdha dhe ato të mesme. Megjithatë përveç këtyre ai po përpiqej të arrinte një produktivitet dhe efikasitet më të madh, duke siguruar më shumë konkurrencë, më pak dominim nga lart dhe më shumë iniciativë nga poshtë”.

Ajo që ndodhi më pas, ishte ajo që ndodh gjithmonë, kur ekonomisë së drejtuar nga shteti i shtohet edhe një dozë e vogël kapitalizmi:ekonomia e merr veten. Uria (në vitet 1921-1922, të paktën 5 milion nga 29 milion njerëz të varfër vdiqën nga uria; disa vlerësime flasin për deri 14 milionë viktima nga uria) u reduktua midis viteve 1923-1928, produktiviteti u rrit edhe gjatë viteve 1925/1926, shumica e industrive të mëdha u rikthyen në nivelet e produktivitetit të para luftës. Politika e Re Ekonomike, ishte pranimi nga ana e komunistëve se narrativa zyrtare, e cila fajësonte “diversantët dhe agjentët e huaj” dhe faktorë të tjerë të jashtëm për dështimin e të korrave, urinë dhe rënien e prodhimit, nuk përputhej me faktet në terren.

Shkaqet kryesore të problemeve që kishte Rusia qëndronin tek vetë politikat ekonomike socialiste. Por për komunistët, NEP-i nuk përfaqësonte asgjë më shumë sesa vetëm një “tërheqje taktike”. Në dhjetorin e vitit 1926, Stalini deklaroi:“Ne prezantuam NEP-in, lejuam kapitalin privat, dhe u tërhoqëm pjesërisht për të rigrupuar forcat tona, dhe më pas për t’uhedhur në sulm”. Dhe pasojat e këtij “sulmi” janë më se të njohura:zie bukës, dhe një terror i shumë–përhapur gjatë politikës që Stalini e quajti si “asgjësimi i kulakëve”. / “Linkiesta” – Bota.al

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Bota

Një zonë fantazmë, pushtimi rus zhbën plotësisht një qytet në Ukrainë

12/03/2022, 18:33
U burgos nga Stalini, historia tragjike e priftit ukrainas: Si u dekorua nga Papa Gjon Pali i II-të
Histori/Arkeologji

U burgos nga Stalini, historia tragjike e priftit ukrainas: Si u dekorua nga Papa Gjon Pali i II-të

28/02/2022, 8:36
Si e shpëtoi Evropën Plani Marshall
Histori/Arkeologji

Si e shpëtoi Evropën Plani Marshall

09/02/2022, 15:42
Udhëtimi në kohë: Nga mitologjia e lashtë, tek shkenca moderne
Histori/Arkeologji

Udhëtimi në kohë: Nga mitologjia e lashtë, tek shkenca moderne

26/01/2022, 14:32
Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës
Histori/Arkeologji

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

22/01/2022, 20:58
A po bëhet sërish pagan Perëndimi?
Histori/Arkeologji

A po bëhet sërish pagan Perëndimi?

07/01/2022, 14:07
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Çfarë duhet të hani në dhjetor, zbuloni më të shëndetshmet e stinës

Çfarë duhet të hani në dhjetor, zbuloni më të shëndetshmet e stinës

Maxhoranca kërkoi opinion, Komisioni i Venecias mbështet zgjatjen e afateve të vettingut

Maxhoranca kërkoi opinion, Komisioni i Venecias mbështet zgjatjen e afateve të vettingut

Lajmi i Dites

  “The countdown”/  Departamenti Amerikan i Shtetit fillon numërimin mbrapsht për Edi Ramën

  “The countdown”/  Departamenti Amerikan i Shtetit fillon numërimin mbrapsht për Edi Ramën

10/08/2022, 10:56

Lajmet e fundit

E dërguara e Trump reagon pas bastisjes së banesës: Biden përdor FBI për të sulmuar kundërshtarët, të njëjtën gjë bëri me Berishën

10/08/2022, 22:14

Jeta luksoze e Kim Jong-un, super jahti i diktatorit korean shfaqet pranë mega-rezidencës në ishullin privat

10/08/2022, 22:00
Përfundon pjesa e parë/ Festë në Helsinki, Alaba i jep avantazhin Realit dhe zhbllokon finalen e Superkupës së Europës (Video)

Përfundon pjesa e parë/ Festë në Helsinki, Alaba i jep avantazhin Realit dhe zhbllokon finalen e Superkupës së Europës (Video)

10/08/2022, 21:50

Kush e pengon rifreskimin e elitës politike në Shqipëri?

10/08/2022, 21:45

Njohja reciproke Kosovë-Serbi/ Serwer: Duhet edhe një vit për të bërë gati terrenin

10/08/2022, 21:40

SHBA zbulon komplotin për vrasjen e John Bolton, Irani pagoi 300 mijë dollarë për “kokën” e tij

10/08/2022, 21:37
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In