
Agron Gjekmarkaj
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj i cili ishte në tryezën e bisedimeve me përfaqësuesit e Rithemelimit, deklaroi se kusht për bashkimin e partisë ka qenë njohja e lidershipit të Berishës.
Sipas deputetit, Rama nuk mundet me Statut i shërben një individi për qëllimet e tij sot ose në gjykatën nesër.
Gjekmarkaj theksoi Sali Berisha është kundër bashkimit dhe pika nevralgjike ishte që të pranohej statutin e 11 dhjetorit.
“Është e drejta e Berishës të reagojë për ngjarjet që ka shqetësim, por mund të them që kur u hodh propozimi për bashkëpunim ka qenë lajm i mirë.
Ishim që të gjendej një formulë që anashkalonte konfliktin politik, diskursin politik që na ka ndarë. Nuk jemi ndarë për teka, ka qenë dhimbje që ka shkaktuar trauma.
Kemi pritur me durim që do të tejkalohet por oferta që u bë ishte të ktheheshim në Statutin e 11 dhjetorit.
Në pikat e propozuara, pika 3 futet sistem pikëzimi, shmangeshin mosdakordësitë.
Nuk përjashtojmë votën e primareve, por sondazhet duheshin që marzhi i gabimit të ishte i vogël.
Primar u shfaq Statuti e njohja e lidershipit të Berishës, këto triumfuan përballë bashkimit për zgjedhjet lokale.
Rama nuk mundet me Statut i shërben një individi për qëllimet e tij sot ose në gjykatën nesër.
Një debatin me tone shpesh të larta.
Kush është kundër Bashkimit? Sali Berisha është kundër bashkimit. Pika nevralgjike është që ne të pranonim statutin e 11 dhjetorit. Duhet të eliminohet gjuha e urrejtjes”, tha ai.
Pas takimit të mbrëmjes së sotme për negociatat e bashkimit,
Dështimi i negociatave me grupin e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj për të dalë me një kandidat të përbashkët të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit u komentua edhe nga Sali Berisha.
Berisha kërcënoi se “kush prek flamurin e PD-së, i ka hesapet keq”.