Përfaqësuesi i Rithemelimit, dhe njëherazi deputeti Tritan Shehu ka reaguar pas vendimit të Enkelejd Alibeaj për të anuluar mbledhjen me grupin Parlamentar, duke theksuar se PS hoqi dorë nga pakti me opozitën.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehu e konsideron këtë një mësim të vlefshëm për Alibeajn, duke u shprehur se kështu përfundon kur je “lodër në duart e Ramës”. Ai akuzon Alibeajn se u tregua i gatshëm jo vetem ta përçajë opozitën e PD, por ta katandistë atë në rreth 10 deputetë.
“Me sa turp perfundon kur behesh nje “loder” ne duart e Rames! Ai mbasi të përdor të flak, edhe per te te poshtruar, gje qe ne fakt keto”lodra” e meritojne plotesisht ate. Keshtu perfundon!
Para pak minutash mora nje njoftim depersonalizues nga ata, qe i hyne asaj loje te turpeshme, per tu bere “gjethe fiku” e Rames. Anullonin ate mbledhje te ores 16 te “grupit parlamentar” ku, sic kishin deklaruar do te votonin per te zgjedhur “Presidentin”, ne nje grup jo me te madh se reth 20 deputete.
Dhe kjo mbas asaj komedie qe u luajt “live” nga Kryesia e Kuvendit, ku Balla vetem i vuri ne loje ata “skllever” te pa pergjegjshem perballe tij. Dhe ku Alibeaj u tregua i gatshem jo vetem ta percaje opoziten e PD, por ta katandiste ate ne reth 10 deputetet, aq sa i duheshin PS per te arritur “numrin e cilesuar”, pra ne realitet ai e nxorri ne “shitje” ate.
Nuk e di pse po me kujton kjo Esat Pashen, kur po “shiste” Shqiperine! Per hir te se vertetes i paralajmeruan edhe autoret e asaj komedie denigruese, por dhe disa aktore qe u perfshine ne ate…ndoshta pa u thelluar ne ate cfare po ndodhte. Sidoqofte shpresoj ajo cfare ndodhi te jete nje “mesim” i mire per te dytet, se te paret sic duket e kane marre rrugen e ….”– shkruan Shehu.