Politike30 Maj 2022, 10:34

Dështimi i raundit të tretë, Balla: S’do e lëmë vendin pa president, kemi disa emra

Shkruar nga Pamfleti
Dështimi i raundit të tretë, Balla: S’do e lëmë

Dështimi i raundit të tretë, Balla: S’do e lëmë vendin pa president, kemi disa emra

Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të PS, deklaroi se në dy raundet e fundit për zgjedhjen e presidentit do të propozojë mazhoranca emrat e tyre.

Sipas Ballës, askush nuk mund ta mbajë peng procesin e zgjedhjes së presidentit, ndërsa kërkoi dialog dhe bashkëpunim sërish me opozitën.

‘Ne nuk do ta lëmë vendi pa president. Dëshira jonë është të dialogojmë me gjithkënd që dëshiron që bashkë me ne të ndajë përgjegjësinë e zgjedhjes së presidentit. Askush nuk mund të marrë peng procesin e zgjedhjes së presidentit. Kemi qenë në gatishmëri për të bashkëpunuar për zgjedhjen e presidentit. Besoj se kemi ardhur në momentin përmbylljes së këtij procesi. Kërkojmë komunikim dialog më të gjithë deputetët e grupeve parlamentare të opozitës.

Në raundin e 4 grupi i PS do të propozojë një kandidat apo Kandidate në varësi të një procesi që ne jemi duke e vijuar që prej datës 28 prill. Kemi identifikuar dhe vazhdojmë të identifikojmë kandidaturat. Shpresoj të jetë raundi përfundimtar raundi i 4.’- tha Balla.

Politike Presidenti PS Taulant Balla