Kosova23 Shtator 2022, 10:58

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Foto ilustrim / Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës nuk e kanë miratuar të premten rezolutën e Partisë Demokratike të Kosovës për grevën.

Rezoluta e prezantuar në seancën e një dite më parë nga kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, është hedhur në votim sot, por me 39 vota kundër, 22 për dhe 6 abstenime, ajo nuk ka kaluar.

Me anë të kësaj rezolute kërkohej që të zhvillohen negociatat e nevojshme me Këshillin e Grevistëve të BSPK-së apo personat të autorizuar, deri në zgjedhjen përfundimtare që siguron ndërprerjen e grevës.

“Kërkojmë nga Qeveria që në një afat prej pesë ditëve nga miratimi i kësaj rezolute, të përfshijë përfaqësues të autorizuar të BSPK-së, në grupin punues për hartimin e projektligjit të pagave, para miratimit të tij në Qeveri dhe të marrë në konsideratë propozimet e tyre. Kërkojmë nga Qeveria të propozojë masat për adresimin e kërkesave të tjera të sindikatave”, tha Tahiri në seancën e të enjtes.

Prishtine Greva e përgjithshme Kuvendi i Kosovës PDK Rezolutë

Kosova