Aktualitet 2 Shkurt 2023, 10:11

Dështon për herë të dytë seanca për inceneratorin e Elbasanit, shkak mungesa e dy avokatëve

Shkruar nga Pamfleti
Dështon për herë të dytë seanca për inceneratorin

Seanca në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për inceneratorin e Elbasanit ka dështuar për herë të dytë. Mësohet se shkak është bërë mungesa e 2 avokatëve si dhe e njërit prej të pandehurve.

SPAK ka mbyllur hetimet dhe dërguar për gjykim 10 të pandehur dhe 2 kompani, përkatësisht të akuzuarit Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe 2 kompanitë shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.

Një ditë më parë në GJKKO, dështoi po ashtu për herë të tretë seanca paraprake në ngarkim të 21 të pandehurve për inceneratorin e Fierit.

Për rastin në fjalë, shkak u bënë pretendimet e disa prej të akuzuarve se nuk ishin njoftuar sipas procedurës.

Aktualitet inceneratori i Elbasanit