Bota12 Prill 2018, 06:56

Dështon rrëzimi i qeverisë, bien poshtë pretendimet e opozitës

Shkruar nga Pamfleti
Dështon rrëzimi i qeverisë, bien poshtë pretendimet e

Dështon rrëzimi i qeverisë, bien poshtë pretendimet e opozitës

Pak para mesnatës VMRO-DPMNE nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për rrëzimin e qeverisë aktuale.  Ata e ngritën mocionin e mosbesimit për shkak të dështimeve të njëpasnjëshme të Qeverisë dhe paaftësisë së partnerëve të koalicionit qeverisës LSDM-BDI për udhëheqjen e institucioneve.

Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij pak para votimit i bëri thirrje opozitës për konstruktivitet në interes të shtetit dhe në prag të proceseve eurointegruese.

Gjatë debatit të ashpër në Kuvend, opozita akuzoi se pushteti punon vetëm për interesat partiake dhe se në muajt e kaluar nuk ka realizuar asnjë projekt dhe asnjë reformë të premtuar para zgjedhjeve.

Rajoni LSDM-BDI Maqedoni VMRO-DPMNE