Kronike 6 Shkurt 2023, 10:09

Dështon sërish seanca e ballafaqimit mes Luftar Reçit dhe Shullazit, shkak mungesa e avokatit

Shkruar nga Pamfleti

Dështon sërish seanca e ballafaqimit mes Luftar Reçit dhe Shullazit, shkak mungesa e avokatit

Dështon për të katërtën herë radhazi përballja e të mbrojturit të drejtësisë, Luftar Reçi me të pandehurit, Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Indrit Rusi dhe Endrit Taulla. Shkak për shtyrjen u bë mosprania e avokatit Ilia Ilia, që mbron në mungesë të pandehurin Plaurent Dervishaj.

SPAK i kërkoi Gjykatës pezullimin e afateve të paraburgimit për Plaurent Dervishajn, kërkesë e cila u pranua nga Gjykata. Ndërkohë avokatët i kërkuan togave të zeza, që dëshmitari i drejtësisë, Luftar Reçi t’i japë deklarimet e tij përballë të pandehurve, jo i fshehur dhe i rrethuar me efektivë. Grupi akuzohet për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame dhe Klodian Saliu, ngjarje të ndodhura në vitin 2005.

Seanca e radhës u caktua për në datën 20 shkurt.


smile

Kronike #deshton seanca #Luftar Reçi Emiljano Shullazi