Showbiz12 Janar 2023, 18:36

Deta Kokomani, shfaqet në Miss Universe me shqiponjën dhe këngën e Elvana Gjatës

Shkruar nga Pamfleti
Deta Kokomani, shfaqet në Miss Universe me shqiponjën dhe

Bukuroshja shqiptare, Deta Kokomani, po përfaqëson më së miri Shqipërinë në Miss Universe. Së fundmi ajo ka shkëlqyer në fazën e veshjeve me “motive kombëtare” .

Deta u shfaq e veshur me fustanin kuqezi me simbolin e shqiponjës, ndërsa u prezantua në skenë me këngën e Elvana Gjatës.

A post shared by Deta ? (@deta_kokomanii)

Kjo fazë e edicionit të 71-të të Miss Universe, e mbajtur në New Orleans, ishte mahnitëse me gati 90 shtete pjesëmarrëse, përfaqësueset e të cilave shkëlqyen me veshje me motive tradicionale.

Deta Kokomani është 21 vjeçe, nga Durrësi. Ajo u shpall “mbretëresha” e bukurisë shqiptare një vit më parë, ndërsa tashmë përfaqëson vendin tonë në Miss Universe.

Showbiz Deta Kokomani miss