Aktualitet17 Korrik 2018, 22:11

Detaje/Aksidenti i rëndë në Tiranë, ndërron jetë i plagosuri

Shkruar nga Pamfleti
Detaje/Aksidenti i rëndë në Tiranë, ndërron jetë i

Detaje/Aksidenti i rëndë në Tiranë, ndërron jetë i plagosuri

Një person ka ndërruar jetë pas aksidentit të ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku u përfshinë 3 automjete. Viktima është Xhemal Goga, rreth 25 vjeç, thanë burimet policore.  

Rreth orës 19:10 në autostradën “Tiranë -Durrës” në Kashar, janë përplasur tre mjete, ku për pasojë janë dëmtuar dy shtetas, (pasagjerë në dy prej mjeteve), të cilët aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, njoftoi Policia.

I plagosuri tjetër është E.H., edhe ai rreth 25 vjeç.

Aktualitet 1 i vdekur Aksidenti i rëndë Kashar te plagosur Tirane-Durres