Politike16 Mars 2018, 12:15

Detaje: Kryebashkiakut të Lezhës i vihen hekurat në zyrën e tij. Zyrtarët e tjerë që pritet të arrestohen

Shkruar nga Pamfleti
Detaje: Kryebashkiakut të Lezhës i vihen hekurat në zyrën e

Receta, si të kuroni nervin shiatik

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj është vënë në pranga. Nga të dhënat e para rezulton se arrestimi i tij është bërë për shkak të shpërdorimit të detyrës.

Gjithashtu  janë arrestuar edhe 24 zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie.

Burime për Pamfleti.com bënë të ditur se, arrestimi i kryebashkiakut Frrokaj është bërë në zyrën e tij pak minuta më parë. Ky arrestim ka ardhur si një hetim i nisur disa kohë më parë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila po heton tjetërsimin e disa pronave në zonën turistike të Shëngjinit në Lezhë.

Gjithashtu të njëjta burime bënë të ditur se pas arrestimit të kryebashkiakut Frrokaj priten edhe të tjera arrestime në zyrat e hipotekës dhe të institucioneve të tjera, të cilat dyshohen si të përfshira në tjetërsimin e pronave në zonën bregdetare të Lezhës.

Politike