Kronike18 Maj 2022, 21:30

Detaje nga atentati në Sukth, Policia sqaron rrethanat: I ekzekutuar një 48-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti
Detaje nga atentati në Sukth, Policia sqaron rrethanat: I ekzekutuar

Detaje të reja nga atentati në Sukth të Durrësit.

Përmes një njoftimi zyrtar, policia sqaron se viktima është një 48-vjeçar i identifikuar si Arben Mërkuri (Ismaili).

Mësohet se, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të 48 vjeçarit, duke e lënë atë të plagosur rëndë dhe për pasojë ka humbur jetën në spital.

Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

“Në qendër të Sukthit, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të shtetasit A. M.(I.), 48 vjeç.

Për pasojë shtetasi A. M.(I.) u plagos në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit”- thuhet në njoftimin e policisë.

Kronike Arben Mërkuri Atentat Durrës Sukth viktime