
Detaje nga vrasja e Pjetër Kolës në Pukë, zbardhet pista kryesore e hetimit
Detaje të reja nga vrasja e 44-vjeçarit Pjetër Kola mbrëmjen e së martës në Qafë-Qele të Pukës. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se pista kryesore e hetimit është ajo e prishjes së pazareve për lëndë narkotike.
Për këtë vrasje u shoqëruan në komisariat 4 persona dhe pas marrjes në pyetje u lanë të lirë. Sidoqoftë, ende nuk dihet shkaku i vrasjes së 44-vjeçarit.
Policia vijon kërkimet për gjetjen e autorit të vrasjes, Martin Përgjinin alias Anton Përgjini nga Lezha. Kola u vra mbrëmjen e 27 shtatorit me një plumb në bark. Ai i dërgua i plagosur nga i vëllai dhe një person tjetër në Qendrën Shëndetësore të Vaut të Dejës. Më pas mjekët e nisën për në spitalin e Shkodrës, ku dhe ndërroi jetë gjatë ndërhyrjes kirurgjikale.