Kronike27 Janar 2023, 21:24

Detaje të reja nga vrasja në Gramsh, autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave pas krimit

Shkruar nga Pamfleti

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i dyfishtë në Gramsh. Mësohet se 80-vjeçari Xhevat Sinani kishte disa ditë që ishte kthyer në fshat, pasi prej disa javësh ishte larguar sëbashku me bashkëshorten për festat jashtë vendit.

Ndërsa vëllai i tij 72-vjeçari Shaqir Sinani jetonte i vetëm në fshat pasi bashkëshortja i kishte ndërruar jetë disa vite më parë.

Sakaq këtë të premte, 80-vjeçari ka kryer krimin e rëndë, ku vrau me sëpatë gruan dhe vëllanë.

Pasi i ka vrarë mësohet se i ka mbuluar të dy trupat dhe ka larë gjakun e bashkëshortes që fillimisht e ka vrarë në banesë.

Më pas ai ka shkuar tek disa të afërm të tjerë në fshat afër Tervolit dhe u ka rrëfyer krimit.

Kryeplaku i fshatit Tervol të Gramshit, ka folur për ngjarjen e rëndë, ku tha familja nuk kishin konflikte dhe se nuk ishin në dijeni se autori vuante nga skleroza.

“Nuk ka patur as ankesa. Jam komshi me të ndjerin dhe shkonim shumë mirë. Janë familje e mirë dhe me tradita. Kjo që ndodhi na ka lënë pa fjalë. Jemi të shokuar. Shpresojmë që ta marrim vesh arsyen se pse ndodhi.”, tha kryeplaku i fshatit.


smile

Kronike vrasja ne Gramsh