Kronike 4 Shkurt 2023, 09:17

Detajet/ Alda Klosi u pyet mbi 4 orë në polici, pastruesja tregon si zyrtarja tentoi të fuste në kurth bashkëshortin përmes grabitjes

Shkruar nga Pamfleti
Detajet/ Alda Klosi u pyet mbi 4 orë në polici, pastruesja tregon si

Pastruesja Rozeta Dobi është “zbërthyer” para hetuesve sa i takon vjedhjes në banesën e zyrtares Alda Klosi.

Pas afro një muaji heshtje, ajo ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë. Pak kohë më parë prokurorët i ofruan saj lehtësira për të dhe djalin nëse tregonte se ku i kishte gjetur të gjitha paratë. Ajo është bindur të flasë dhe dje në një dëshmi prej 7 orësh ka treguar se në fakt, nuk kishte grabitje, por inskenim.

Sipas saj, Alda Klosi kishte probleme me bashkëshortin dhe kishte thurur plan që vjedhjen t’ia faturonte atij. Ajo prej kohësh dërgonte para në banesën e Rozeta Dobit dhe i kërkonte t’i ruante. Ndërkohë që më pas i kishte kërkuar që të inskenonte grabitjen. Ajo i kishte thënë që të merrte 120 mijë eurot në banesë, pasi vetë Klosi do të padiste bashkëshortin për vjedhjen.

Ditën që i mora me çantë i mora nga kasafortë, pasi Alda nuk ishte në shtëpi. Më tha ajo vetë merri në kasafortë. Ngjarjen e vjedhjes e inskenova pasi ajo donte të ngarkonte me përgjegjësi burrin”, mësohet të ketë thënë Rozeta Dobi.

Ndërkohë mësohet se vetë Alda Klosi është pyetur për mbi 4 orë në polici dhe ka dhënë dëshmi shumë kontradiktore. Ajo ka mohuar që paratë t’ja ketë dhënë pastrueses.

Kronike Klosi Para pastruesja