Politike21 Mars 2022, 15:31

Detajet çfarë pritet të ndodhë në grupin e PD/ Nga dorëheqja e Bashës, te rreziku për përjashtimin e tij nga grupi

Shkruar nga Pamfleti
Detajet çfarë pritet të ndodhë në grupin e PD/ Nga

Priten zhvillimet të forta nga Partia Demokratike. Kreu demokrat Lulzim Basha në orën 17.00 ka thirrur mbledhjen e grupit parlamentar. Ndërkohë mësohet se pjesë e kësaj mbledhje do të jenë edhe anëtarët e Kryesisë dhe krerët e degëve. Fakti që Basha ka mbledhur të gjitha strukturat, sinjalet janë se mund të kemi zhvillime të forta.

Pas zgjedhjeve të 6 marsit, Bashës i është kërkuar dorëheqja dhe sipas informacioneve, në këtë mbledhje do të ketë një qëndrim të qartë. Deri tani Basha është shprehur se do të flasë në ditët në vijim dhe duket se sot do të jetë dita. Basha në mbrëmje, pasi të dëgjojë argumentet e deputetëve dhe strukturave të tjera do të dalë me një qëndrim nëse do të dorëhiqet apo do të qëndrojë në detyrë.

Nëse Basha dorëhiqet, atëherë do të nisin procedurat për të dërguar partinë në zgjedhje. Nëse ai qëndron në detyrë, kritikët kanë paralajmëruar se do të nisin mbledhjen e firmave për të kërkuar largimin e tij nga grupi parlamentar. Kërkesa do i dërgohet Kryetares së Kuvendit. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në mbledhjen që nis në orën 17.00, por e sigurt është se do të jetë një mbledhje e gjatë dhe se do të ketë vendime shumë të rëndësishëm. /Pamfleti/

Politike Basha grupi PD