Aktualitet14 Nëntor 2018, 12:50

Detaji tronditës, viktima e atentatit në Shkodër kushëriri i biznesmenit Arjan Ferracaku që u ekzekutua me breshëri plumba

Shkruar nga Pamfleti
Detaji tronditës, viktima e atentatit në Shkodër kushëriri i

Detaji tronditës, viktima e atentatit në Shkodër kushëriri i biznesmenit Arjan Ferracaku që u ekzekutua me breshëri plumbash në shtator

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në Shkodër, ku mbeti një i vrarë dhe një i plagosur rëndë. Mësohet se viktima Fatos Ferracaku, i cili është ekzekutuar me plumb në kokë, është kushëri i afërt me biznesmenin Arjan Ferracaku, i cili u vra më 1 shtator të këtij viti, në një tjetër atentat që tronditi qytetin verior.

Ndërkohë, i plagosuri Fatmir Mehaj është një tregtar në tregun e Shkodrës. Gjithashtu mësohet se plagosja ka ndodhur vetëm pak metra larg vendit ku iu vendos tritol Lulzim Kullës, i njohur ndryshe si i forti i Shkodrës, tashmë i prangosur.

Nuk dihet ende se kush ishte shënjestra e këtij atentati, por ngjarja ka tronditur qytetin në një orë kur fluksi i lëvizjeve është i lartë.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Sot rreth orës 11:15 në lagjen “Partizani” në vendin e quajtur ‘Merkata Rus’, dyshohet se dy persona me motoçikletë kanë qelluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit F.V. 31 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Nga të shtënat është plagosur dhe shtetasi F.M., i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Policia e Shkodrës e mbështetur nga FNSH Shkodër ka ngritur pika kontrolli dhe në gjithë zonën ku dyshohet se janë larguar autorët.

Policia ka gjetur dhe një mjet motoçikletë të djegur, që dyshohet se u përdor nga autorët, në lagjen ‘Guerrile”. Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Policia e Shkodrës fton çdo qytetar që ka informacion dhe mund të ndihmojë, të telefojnë falas në nr 112!

Aktualitet Arjan Ferracaku fatos ferracaku vrasje ne shkoder