Politike 4 Tetor 2022, 20:32

Detyra e re entuziazmon Spiropalin: Ne punojmë për qytetarët dhe jo për partinë

Shkruar nga Pamfleti
Detyra e re entuziazmon Spiropalin: Ne punojmë për qytetarët dhe

Elisa Spiropali është prezantuar sot si drejtuese politike e PS në qarkun e Shkodrës. Ajo u prezantua nga Sekretari i PS, Damin Gjiknuri dhe si duket Spiropali e ka marr me entuziazëm këtë punë.

Ajo ka bërë një deklaratë goditëse. E pyetur për raportet me Bashkinë Shkodër që drejtohet nga PD, Spiropali tha se qeveria është e gatshme të punojë me të gjithë kryetarët e Bashkive pavarësisht ngjyrave. Sipas saj, qeveria punon për qytetarët dhe jo për partinë.

“Ndryshimi që ka sjellë Partia Socialiste në Vuan e Dejës është i dukshëm. Ne punojmë për qytetarët, nuk punojmë për partinë”, tha ajo.

Më tej Spiropali u shpreh se nuk është në Shkodër për të imponuar ofertën e PS, por garantoi se do të zgjedhjen kandidatët më të mirë të mundshëm.

Unë e falënderoj sëpari Kryesinë e Partisë Socialiste për vendimin për të më sjellë në qarkun e Shkodrës. Është kënaqësi për mua dhe nder që do të punoj me socialistët e Shkodrës, Vaut të Dejës, të Fushë-Arrëzit, Malësisë së Madhe dhe të Pukës. Unë kam qenë kryetare e FRESSH-it dhe e kujtoj me shumë nostalgji kohën kur vija për t’u takuar me të rinjtë e jashtëzakonshëm të këtij qyteti dhe më pëlqen energjia e këtij qyteti dhe këtij qarku, pavarësisht për kë votojnë. Nuk jemi këtu për të imponuar ofertën e Partisë Socialiste. Ne jemi këtu për të ofruar më të mirën për qytetarët e këtij qarku. Të jeni të sigurt që në bashkëpunim me Sekretarin e Përgjithshëm dhe me Kryesinë e PS-së, ne do sjellim kandidaturat më të mira të mundshme për këtë qark”, tha ajo.

Politike punojme per qytetaret dhe jo per partine Spiropali