Një 35-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet për shfrytëzim prostitucioni. Në bazë të provave të grumbulluara, si rezultat e një pune disamujore, u kap dhe u vu në pranga shtetasi F. H., 35 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas, në cilësinë e menaxherit të qendrës të masazhit, rekrutonte femra nëpërmjet njoftimeve në gazetë, me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore dhe më pas i detyronte ato që t’iu ofronin klientëve të qendrës së masazhit edhe shërbime seksuale.
Ndërkohë janë proceduar penalisht edhe 4 vajza që janë punonjëse të qendrës së masazhit.